Është një moment shumë delikat në nivel korporativ për Milanin, mes hetimeve dhe lajmeve më të reja për fondet e ndryshme arabe të interesuara për klubin
Ndërsa skuadra fluturon për në çerekfinale të Europa League, duke mposhtur Slavia Pragën si në ndeshjen e parë, edhe në të dytën (me rezultaatin e përgjithshëm 7-3), në casa Milan po flitet padyshim edhe për situatën e ndërlikuar që po kalon klubi. me hetimet në vazhdim dhe me hipotezën e prokurorit se është fondi Elliott ai që ende ka kontrollin e klubit. Ka nisur pra “gjuetia e shtrigave” që do të lidhte RedBird dhe Elliott me një individ të panjohur deri më tani që do të ishte caktuar nga vetë Gerry Cardinale për të negociuar me PIF, fondin sovran të Arabisë Saudite.
Për tani, “Mister X” mbetet një enigmë e vërtetë, në pritje të zhvillimeve të mëtejshme në këtë çështje, padyshim të mprehtë. Por, ndërkohë mbërrijnë lajme të reja në lidhje me të famshmet fonde arabe që do të ishin të interesuar të investonin te Milani: ja lajmet më të fundit që na kanë mbërritur fare pak më parë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Një fazë shumë e nxehtë
Gazetari i njohur i besimit rosoner, Andrea Longoni – që prej muajsh po e trajton këtë çështje – ka bërë një përmbledhje në kanalin e tij YouTube, duke zbuluar detaje të tjera në lidhjen Milan-Arabi: “Më thonë se Maldini do të ishte sërish në dritare, se është i vetëdijshëm që do të mund të rikthehet te Milani vetëm nëse arabët blejnë shumicën e klubit kuqezi. Për momentin Cardinale dhe arabët janë ende duke negociuar, kështu që bisedimet po ecin përpara. Megjithatë, zyrtarisht po flitet për një pakicë, por poashtu më thonë se arabët do të donin të vendosnin disa kushte për të hyrë te Milani. Faktikisht ata nuk do të ishin aq të bindur që ta linin të gjithë menaxhimin e Milanit në duart e Cardinales dhe Ibrahimoviçit. Maldini, padyshim, do të ishte i papajtueshëm me Cardinale dhe edhe me Ibrën”. Gazetarja shtoi më pas lajme të tjera shumë të rëndësishme për këtë çështje.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
“Thënë kjo, po ecet përpara dhe asgjë ka dështuar, por, për hir të së vërtetës, është një fazë delikate. Jemi në fakt në një fazë vendimtare të negociatave, në të cilën palët duhet të arrijnë në një pikë të përbashkët. Duhen gjendur kompromiset e duhura, është arritur në një pikë të tillë që ose të bëhet ose dështon. Ndër çështjet kritike që mund të çojnë në dështim është menaxhimi i Cardinale dhe Ibrahimoviçit që nuk i bindin plotësisht arabët, por ata mund ta pranojnë këtë kompromis me opsionin e arritjes në mazhorancë. Sidoqoftë, një e ardhme me Maldinin dhe Ibrën së bashku më është përjashtuar kategorikisht, pavarësisht Cardinales”.