Me Milanin ka pasur gjithmonë një feeling të veçantë, vdekjeprurës për kuqezinjtë. I afruar shpesh gjatë fazës së merkatos, tani po përjeton një fazë karriere në të cilën kërkon rilançimin
Në zemër të sezonit, hyn në skenë Kupa e Italisë me fazën e të tetave të Finales që sheh në program nesër mbrëma në San Siro match mes Milanit dhe kryesuesve të Serie B, Sassuolo.
Midis merkatos dhe shumë sfidave si kundërshtare, të dy klubet kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie elektrike me një lojtar i cili vazhdimisht është spikatur si një lloj armiku i përhershëm për kuqezinjtë, duke i shënjestruar shpesh dhe me precizion dukshëm mbi mundësitë e skuadrës që përfaqësonte.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Dështimi i transferimit
Marrëdhënia e tij me Milanin mund të kishte marrë një drejtim krejtësisht tjetër gjatë verës së vitit 2023. Sipas asaj që kemi raportuar edhe ne të milanistat.com aso kohe, Paolo Maldini e pati konsideruar lojtarin si një pjesë themelore për të përforcuar krahun e djathtë të sulmit të Milanit, nën drejtimin teknik të Stefano Piolit. Por, me lamtumirën e Maldinit nga roli menaxherial, planet e transferimeve pësuan një kthesë krejtësisht tjetër, duke u orientuar drejt zgjidhjeve të tjera si Pulisic dhe Chukwueze për të zëvendësuar largimet e Messias dhe Saelemaekers.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Milani, gjahu i preferuar
Fjala është për Domenico Berardin dhe nuk është sekret që gjatë gjithë karrierës së tij, e ka bërë Milanin si viktimën e tij të preferuar. Me njëmbëdhjetë gola të shënuar, tre prej të cilëve në terrenin e San Siros, talenti i sulmuesit anësorit është shfaqur gjithmonë në mënyrë elokuente kur përballet me ekipin kuqezi, duke filluar nga një humbje e bujshme me poker e Milanit dhjetë vjet më parë në stadiumin Mapei. Këto statistika sigurisht shtojnë shqetësimin për paraqitjen e tij në ndeshjen e nesërme me sigurinë se, pavarësisht se nuk është në momentin më të mirë të karrierës dhe vjen pas një dëmtimi të gjatë, Berardi përbën kërcënimin më konkret për mbrojtjen e kuqezinjve.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Sfidë e lançuar
Ky konteksti i shtohet një vërejtjeje të veçantë sfidës së Kupës së Italisë. Nga njëra anë, është demonstrimi se si zgjedhjet e merkatos janë një lloj sliding doors vendimtare. Nga ana tjetër, mundësia që Berardi të nxjerrë edhe një herë në pah talentin e tij përballë një skuadre me të cilën mund ta lidhte ndryshe të ardhmen e tij. Ndeshja e nesërme nuk do të jetë vetëm një çështje kalimi turi, por edhe një përballje plot me nga ato nuanca personale dhe merkatoje që e bëjnë futbollin një sport plot me narrativa sigurisht të veçanta.