Teksa Milani është i detyruar të heqë dorë nga një lojtar kyç përpara finales së Kupës së Italisë, shkëlqen ylli i Christian Pulisic. Përgjatë harkut të këtij sezoni futbollistik ndoshta emri i amerikanit nuk është përmendur mjaftueshëm, që ndryshe nga shokët e tij të ekipit, gjithmonë ka treguar në fushë shumë përpjekje dhe përqendrim. Por ndoshta kjo është edhe një karakteristikë e amerikanit, i cili mund të krahasohet me bashkëkombësin e tij të basketbollit Kawhi Leonard, gjithmonë vendimtar në fushë, por tejet i heshtur jashtë fushës së lojës.
Rekord golash për Pulisic
Me golin kundër Venezias, Christian Pulisic arriti në 16 shifrën e golave këtë sezon, në të gjitha kompeticionet, duke përmirësuar rekordin që vendosi vitin e kaluar gjithnjë me fanellën kuqezi. Një arritje e madhe kjo për amerikanin, i cili gjithnjë e më shumë po duket se është një lojtar kyç për këtë Milan. Duket absurde të mendosh për lehtësinë me të cilën Chelsea e la të shkonte për vetëm 20 milionë, duke pasur parasysh që “Blutë” janë të famshëm për nisje negociatash shumë të shtrenjta, qofshin ato hyrëse apo dalëse.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Pulisic unik: ja statistikat
Statistika më interesante që del nga analizimi i shifrave të amerikanit lidhet me pjesëmarrjen e tij në gola gjatë 2 viteve të fundit. Kështu, falë pjesëmarrjes në plot 50 gola, ai është një nga tre lojtarët në Serie A të aftë për të pasur numra të ngjashëm. Dy lojtarët e tjerë janë Lautaro Martinez dhe Ademola Lookmann. Shumë shpesh e theksojmë se sa themelor është numri 11 për Milanin, por sot më shumë se kurrë Milani varet nga Pulisic.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>