Të Tetat e Finales për Milanin, nuk do të thonë vetëm shmangia e dy ndeshjeve të playoff-it, të cilat janë bezdisëse për shkak të kundërshtarit dhe për shumë humbje energjie. Dhe jo vetëm sepse do t’i mundësonte kuqezinjve të planifikonin ndeshjen famëkeqe të shtyrë të kampionatit kundër Bolonjës. Hyrja menjëherë në tetë më të mirët do të nënkuptonte edhe një kthim të rëndësishëm ekonomik. Ta shohim se si:
Reforma në Champions League e re ka sjellë ndryshime edhe në masën e përfitimit të çmimeve dhe në shpërndarjen e tij. Kuqezinjtë i kanë arkëtuar tashmë 18.62 milionë euro për kualifikimin në League Phase (3 milionë euro më shumë se formati i mëparshëm). Gjithashtu, edhe pesë fitoret e arritura deri më tani në fushë kanë garantuar 10.5 milionë (2.1 milionë për fitore).
Sa peshon ndeshja me Dinamo e Zagrebit? Shumë në nivel ekonomik. UEFA ka vendosur të shpërndajë një pjesë të të ardhurave për pjesëmarrësit në bazë të renditjes në klasifikim: 183.15 milionë do të ndahen në 666 kuota prej 275 mijë eurosh të shpërndara mes 36 skuadrave. E fundit në klasifikim do të marrë vetëm një kuotë, e para do të marrë 36. Për t’ju dhënë një ide, Milani, aktualisht i gjashti në renditje, do të kishte një shpërblim shtesë prej 8 milionë e 525 mijë eurosh. Një shifër që do të rritej nëse kuqezinjtë do të arrinin një pozicion më të lart. Vendi i tretë, më i miri që mund të aspirojë skuadra e Conceiçaos, vlen 9.35 milionë; i katërti 9.075 dhe i pesti 8.8.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Gjithashtu, hyrja në tetë të parat do të sillte edhe një bonus prej 2 milionë euro shtesë plus 11 të tjerë për hyrjen në raundin e të Tetave të Finales. Fitorja kundër Dinamo Zagrebit do ta bënte gjithçka automatike, si dhe do të garantonte 2.1 milionë euro të tjera fitoren mbi një ndeshje të vetme. Pa bërë shumë llogaritje, transferta kroate duhet të çojë në një fitore për të pasur përfitime sa më shumë që të jetë e mundur.