MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Milan, sa shumë largime në program: ja kush ikën nga Milanello, lista është shumë e gjatë
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Milan News

Milan, sa shumë largime në program: ja kush ikën nga Milanello, lista është shumë e gjatë

By
Milanistat
18.07.2024
4 Min Read
Share
SHARE

Tifozët janë të etur për të parë fytyrat e blerjeve të reja të kuqezinjve. Alvaro Morata nuk mjafton për të forcuar një ekip në të cilin duhen shumë ndërhyrje. Ka pritshmëri të madhe për lëvizjet e radhës. Por e rëndësishme është që për të ardhur blerjet e reja do të duhet të bëhen disa largime dhe këto për dy arsye. Së pari për t’i hapur vend të rinjve dhe së dyti, për të arkëtuar sa më shumë që edhe blerjet që do të vijnë të jenë të një cilësie shumë të lartë.

Siç thamë më lart, ka qenë vetë i dërguari i posaçëm i Gerry Cardinales, Zlatan Ibrahimovic, që në konferencën për shtyp deklaroi se është e rëndësishme të bëhen edhe disa marrëveshje në dalje për të liruar hapësirë ​​për të ardhurit e rinj dhe për të lehtësuar organikën. Janë të shumtë ata lojtarë që nuk përfshihen në projekt dhe që janë të destinuar të largohen nga Milanello. Ka kontakte dhe negociata që janë duke u zhvilluar, shpresa është që ditët në vijim të mund të finalizohen disa operacione. Disa janë duke u zhvilluar mirë, ndërsa të tjera transferime janë ende larg.

Një tepricë tashmë afër largimit është Devis Vasquez: është arritur marrëveshja me Empolin për një huazim me të drejtë blerje për një milion euro. Me përjashtim të ndonjë kthese të çuditshme, portieri kolumbian 26-vjeçar do të transferohet në Toskanë nën urdhrat e Roberto D’Aversës.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Në mbrojtje, Milani dëshiron absolutisht të shesë Fodé Ballo-Touré, i cili është kthyer nga një huazim anonim te Fulhami dhe ka një kontratë deri në qershor 2025. Ditët e fundit u fol edhe për një marrëveshje të arritur mes klubit kuqezi dhe Beshiktashit, në Turqi, por mbrojtësi anësor senegalez nuk do të ishte i bindur për destinacionin dhe do të preferonte të luante në Angli ose Francë. Ashtu si një vit më parë, ish Monaco po e bën të komplikuar shitjen e tij.

Të tjerë emra nga prapavija që nuk janë të sigurt për të qëndruar në Milanello janë Alessandro Florenzi dhe Filippo Terracciano, edhe për shkak se drejtuesit po mendojnë të blejnë një mbrojtës të ri të djathtë. Pa harruar se aty mund të luajë edhe Pierre Kalulu.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Përsa i përket mesfushës, do të vlerësohen ofertat si për Yacine Adli, ashtu dhe për Tommaso Pobegën. Të dy kanë një vlerësim që i kalon 10 milionë euro, për momentin ka pasur vetëm interesime dhe asnjë ofertë konkrete. Mund të largohet edhe Daniel Maldini, kontrata e të cilit skadon në qershor 2025 e që kërkohet nga disa klube italiane, me Monzën në krye. Milani shpreson të arkëtojë rreth 7-8 milionë, por mund të kënaqet edhe me më pak para dhe me një përqindje të mirë për rishitjen e ardhshme.

Të destinuar për t’u larguar janë edhe dy anësorë si Alexis Saelemaekers dhe Luka Romero. I pari është në shënjestër të Leicester dhe West Ham, ndërsa i dyti duket pranë një transferimi te Alaves në formë huazimi me të drejtë blerjeje.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Me siguri do të largohen edhe Lorenzo Colombo, Marco Nasti dhe Divock Origi. Ky i fundit është më i vështirë për t’u shitur, duke patur një pagë rreth 4 milionë neto në vit, por klubi kuqezi pret të gjejë një zgjidhje gjatë javëve në vijim. Vëmendje çër Luka Joviç, të cilit edhe pse i është rinovuar kontrata deri në qershor 2025, në rast se do të ketë kërkesa nga Turqia, ku Fenerbahçe e José Mourinhos duket e interesuar, atëherë edhe ky i fundit mund të bëjë gati valixhet.

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
AC Milan, Jashari është numri i ri 30: ja kush e ka veshur këtë fanellë përpara tij
“Shtrëngim duarsh”, e bujshme Milan: punë e kryer rikthimi
Milan, Capello: “Jashari, është i një tjetër lloji. Gimenez, disa dyshime. Vlahovic..”.
Galliani dhe firmat më afër, si superkonsulenti i RedBird, apo si kreu i futbollit Milan
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?