Ish-kampioni brazilian është rikthyer sërish të flasë për klubin kuqezi, duke shprehur fjalë të mëdha për skuadrën dhe në veçanti për njërin prej lojtarëve, të përkëdhelurin e tij të shpallur
Numri 10 legjendar brazilian ka dhënë një intervistë për Sky Sport, duke folur me mall për të kaluarën e tij kuqezi dhe për skuadrën aktuale. “Ishte bukur, të shënoje dhe të fitoje që në derbin e parë. Një moment që më pëlqen shumë ta kujtoj”, ka deklaruar me një buzëqeshje nostalgjike, duke iu referuar golit të shënuar me kokë në derbin e tij të parë të Madonninës.