Pas rreth 24 orësh, Milani do të zbresë sërish në fushë. Pas një gjysmë hapi fals në shtëpi kundër Pizës dhe një barazimi në Bergamo kundër Atalantës, Rossonerët përballen me një provë të rëndësishme: Roma e Gian Piero Gasperini.
Ndeshja është e vlefshme për javën e dhjetë të Serie A Enilive 2025/2026 dhe do të jetë ndeshja mbyllëse e të dielës së kampionatit.
Për sfidën Giallorossëve kundër Massimiliano Allegri rikuperon tri lojtarë: Fikayo Tomori, i cili edhe pse me një problem në gju sidoqoftë bën pjesë në skuadër, Ardon Jashari dhe Pervis Estupinan, që gjatë javës janë rikthyen të stërviten me grupin pas një periudhe të gjatë mungese për shkak dëmtimi.
I pranishëm do të jetë edhe Rafael Leao, që do të zbresë në fushë pavarësisht inflamacionit të legenit që e ka shqetësuar ditët e fundit. Ndërkohë që nuk do të jetë Santiago Gimenez, i detyruar të ngrejë flamur të bardhë për shkak të një problemi në kyçin e këmbës.
Për pjesën tjetër formacionit mbetet pothuajse tërësisht ai i Bergamos, me Maignan, Gabbia, Pavlovic, Saelemaekers, Modric, Ricci, Fofana, Leao dhe Nkunku ata më të sigurtët për një fanellë titullari. Dy balotazhet e mundshme përfshijnë Tomori – De Winter dhe Bartesaghi – Estupinan.
MILAN (3-5-2)
16 Maignan
5 De Winter 46 Gabbia 31 Pavlovic
56 Saelemaekers 19 Fofana 14 Modric 4 Ricci 33 Bartesaghi
10 Leao 18 Nkunku
Trajner: Allegri
Në dispozicion: 1 Terracciano, 37 Pittarella; 23 Tomori, 27 Odogu, 24 Athekame, 2 Estupiñan; 8 Loftus-Cheek, 30 Jashari, 38 Castiello.
Të padisponueshëm: Pulisic, Rabiot, Gimenez
Të skualifikuar: –
Të paralajmëruar: –
Në balotazh: Bartesaghi-Tomori 60%/40%, De Winter-Tomori 60%/40%
KU TA SHOHIM MILAN-ROMA
Stadiumi San Siro
ore: 20:45
TV: Dazn
Web: Milanistat.com
SKUADRA ARBITRALE
Arbitër: Torre Annunziata
Asistentë: Dei Giudici – Rossi C.
Arbitri 4: Marchetti
Var: Di Paolo
Avar: Di Bello
Të pranishëm: 74.000 spektatorë
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
