Milani po shikon me vëmendje situatat në skuadër të rinovimeve të kontratave por profili që shqetëson më shumë tifozët është ai i Mike Maignan. Në fakt, kontrata e portierit francez skadon më 2026 dhe klubi i rrugës Aldo Rossi po i shqyrton të gjitha mundësitë për një zgjatje të mundshme. Po, sepse kërkohet të shmanget ajo që ndodhi me Gigio Donnarummën në korrik 2021 (kur u largua nga Milani me zero euro dhe firmosi një kontratë faraonike me PSG pa kaluar asnjë qindarkë në arkat e klubit).
Nëse nga njëra anë drejtuesit kuqezinj do të donin të shtynin për rinovimin, nga ana tjetër është një pengesë që është krejt tjetër veçse e parëndësishme nuk është. Po flasim për pagën. Numri një i kombëtares franceze aktualisht përfiton 3.2 milionë euro në sezon. Por me paraqitjet dhe pritjet e e tij të mëdha, kërkon që ta rrisë pagën. Po, por jo një rritje të tjeshtë, por bëhet fjalë për të njëjtën shumë që përfiton Rafael Leao, plot 7 milionë neto në sezon.
Ndërkohë që, nga ana tjetër, Milani po reflekton. Po, sepse duhet pasur parasysh që Majk, në të gjitha sezonet, ka pasur dëmtime që e kanë detyruar të ndalojë dhe të humbasë disa ndeshje. Edhe sot, në fakt, portieri francez pritet të rikthehet kundër Salernitanës, pasi ka munguar në ndeshjet kundër Juves, Genoës, Cagliarit dhe Torinos. Paraqitjet e tij në Serie A, një ndeshje nga fundi i sezonit, janë 29. Përshtypja është se klubi do të përpiqet t’i ulë kërkesat financiare të lojtarit, por nëse nuk ia arrin, mund edhe të hapet për shitjen e Maignan…
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>