Milan, rilindja ka vetëm një emër

Milanistat
3 Min Read

Pas vendit të parë të Milanit në klasifikim, është padyshim puna e shkëlqyer e një njeriu, i cili i ka transformuar plotësisht Rossonerët krahasuar me vitin e kaluar. Të gjithë e dimë, tifozët e thërasin me të madhe, quhet Massimiliano Allegri.

Meritat e trajnerit livornez janë të padyshim të shumta, si brenda ashtu edhe jashtë fushe, ku, për shembull, ia ka arritur të rikrijojë një shpirt grupi ekipi që mungonte shumë në sezonin katastrofik 2024-2025.

FAZA MBROJTËSE – Analizojmë tani disa nga aspektet që i kanë mundësuar Milanit të rikthehet në majë të kampionatit.

Para së gjithash, Max e ka riorganizuar plotësisht skuadrën Rossonere nga pikëpamja difensive dhe tani Rossonerët janë më të shtrënguar, më kompaktë, më të përqëndruar dhe nuk lejojnë më hapësirat e vitit të shkuar.

Që nga dita e parë, Max është përqendruar mbi këtë aspekt dhe tani Milani nuk lë më hapësira të boshllëqe në mes të fushës.

Ky soliditet është arritur edhe falë modulit të zgjedhur nga Allegri, që fillimisht ishtë nisur për të luajtur me një 4-3-3, por që më vonë u shndërrua në një 3-5-2.

Ky sistem mbrojtje me tre ka nxjerrë në pah më të mirën e disa individëve, siç janë përshembull Strahinja Pavlovic dhe Fikayo Tomori, të cilët duken krejt ndryshe nga ata të sezonit të kaluar.

BESIM NË GRUP – Allegri po i jep një besim të madh të gjithë grupit, përfshirë edhe lojtarëve më të rinj si Davide Bartesaghi, i cili në dy ndeshjet e fundit kundër Juventusit dhe Fiorentinës zëvendësoi Pervis Estupinan në krahun e majtë.

Djaloshi anësor italian ka ofruar performanca të mira dhe ka vënë në dukje cilësitë e tij, në mënyrë të veçantë një të majtë të mirë, të cilën e përdor për t’i dhuruar goxha krosime të shkëlqyera sulmuesve.

Ndërsa në mesfushë, çelësat e skuadrës i janë dorëzuar Luka Modric, por është e pamohueshme se kthesa ka ardhur edhe me ardhjen e Adrien Rabiot, lojtar që vetë Allegri e pati dëshiruar fort.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente