MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Milan, revanshi i çmendur arab: nga 0-2 në 3-2, gjunjëzon Interin dhe fiton Superkupën
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Milan News

Milan, revanshi i çmendur arab: nga 0-2 në 3-2, gjunjëzon Interin dhe fiton Superkupën

By
Milanistat
07.01.2025
8 Min Read
Share
SHARE

Sergio Conceiçao ishte në Milano për vetëm 24 orë dhe tani është gjysma e qytetit që do ta votonte për kryebashkiak: pas një jave te Milan, është në histori. I bujshëm, takikardik, i çmendur siç e pëlqejnë ata që duan futbollin: derbi i Riadit shpërtheu në pjesën e dytë dhe Milani e fitoi në mënyrën më të bukur. Përtej minutës 89 të Gabbia: revansh nga 0-2 në 3-2 kundër Interit, me gol të Tammy Abraham në minutën e 93-të. Është suksesi i parë i pronësisë RedBird dhe i Cardinales, i cili mbërriti kur gjysma e qytetit po festonte skudeton. E thënë më qartë: është fitorja e Conceiçaos dhe Rafa Leaos, gjysmë i lënduar, gjigant në 45 minutat e luajtura. Dhe akoma: është fitorja e Pulisic, i shkëlqyer si gjithmonë, dhe e Theo Hernandez, i cili brenda një jave u shndërrua nga një ish-talent i destinuar për merkato në njeriun e fatit. Një natë kështu Milani nuk e përjetonte që nga maji 2022… dhe e bukura është se askush nuk e priste.

Inzaghi, këtë herë jo

Po Interi? Eh, Simone Inzaghi humbi finalen e tretë të jetës dhe e humbi në mënyrë të pabesueshme. Po fitonte 2-0 pas vetëm 51 minutash lojë dhe 2-1, 15 minuta përpara përfundimit, për ta humbur 2-3 më pas… dhe duke e mbyllur me kokën ulur. Por… në ndihmë të Inzagit, ndoshta ishte edhe thjesht çështje fati, apo jo… por vetëm se Conceiçao mbrohej nga dikush atje lart, në qiellin e Arabisë. Thiaw dhe Tomori si edhe më parë sërish gabuan, por ai (Conceiçao), ndryshe nga Pioli dhe Fonseca, ia doli mbanë.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Pjësa e parë kamomil

Ndeshja ishte e pabesueshme. Për pak kohë, e turpshme. Me Milanin të vëmendshëm, me Jimenez në të djathtë siç pritej dhe linja mbrojtëse që shpesh bëhet me pesë: dy linja kompakte dhe Morata i vetëm përpara. Interi klasik por me ritëm, pa ide, ndonjë gjuajtje dhe pak gjë tjetër. Normale që rastet të numërohen. Minuta e 15-të: Fofana vertikale për Reijnders, i cili kalon bukur Bisseck, godet me të majtën por topi del jashtë. Minuta e 23-të: Rinis Interi me Barellën, Taremi parakalon fushën i pa shqetësuar nga asnjë kuqezi dhe gjen Dimarkon, i cili godet fort, mirë, me të majtë. Maignan, spektakolar dhe efektiv, e devijon topin. Pastaj, më shumë se të tjerat, lajme nga infermieria. Calhanoglu del nga fusha i zëvendësuar vetëm pas gjysmë ore nga Asllani. Dumfries merr një goditje, por vazhdon. E kështu derisa nga hiçi, shpiket goli i avantazhit së Interit.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Kthesa Milan

Pjesa e parë ka mbaruar, ka mbetur vetëm një shtesë kur jepet një rivënie në të majtë, në linjën e gjysmëfushës kuqezi. E godet Dimarco duke vrapuar që fiton disa metra, Emerson Royal nuk e lexon mirë situatën, kështu topi arrin te Mkhitaryan, i cili gjen Taremin në buzë të zonës së rreptësisë. Prej aty topi kalon te Lautaro, i cili, i lirë në zonë,  driblon dhe me të majtën e kalon ngjitur me shtyllën e parë. Vihet re se milanistët thuajse nuk figurojnë në këtë aksion. Një zinxhir gabimesh: Emersoni në mënyrë të pabesueshme thjesht ecën, Tomori ulet dhe ia lë topin Taremit, Thiaw shtrëngohet dhe braktis Lautaron. Për ta mbyllur, si Malick ashtu edhe Theo Hernandez nuk ia dalin t’i ndalojnë dot fintet e Martinez. Të gjithë keq, Emerson më keq.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Taremi dhe Theo

Goli i Lautaro ndryshon gjithçka. Me rifillimin e pjesës së dytë, Interi dyfishon epërsinë. De Vrij pason për Taremin, i cili pret mes Tomorit dhe Thiaw, të pajustifikueshëm në befasinë e tyre. Mehdiu është i vetëm dhe i zoti, shënjon portën dhe e përcjell topin në cep: në kthesë e shpie aty ku Maignan nuk e arrin dot. Arritur në këtë pikë, Conceiçao fut në lojë Leaon, i cili ishte duke u ngrohur prej 25 minutash. Çfarë tjetër duhet pritur? Rafa fiton menjëherë një goditje dënimi, të cilën Theo zgjedh ta gjuajë poshtë, nën barrierë. “Po krokodili?” këndonin fëmijët. Është, por është jashtë pozicionit, dhe bashkë me të edhe barriera: topi kalon dhe GOL. 2-1. Ndeshja rihapet. Për autopsinë e golit ka kohë, por lindin disa pyetje: Sommer e vendosi keq barrierën? Apo ishte Lautaro përgjegjës?

Gjashtë raste në 11 minuta

Në atë moment loja kalon në takikardi. Ndodh çdo gjë. Midis minutës 16 dhe 20, Milani ka tre shanse. Minuta e 16-të: një goditje me kokë në qendër të zonës nga Pulisic, dhe prej Sommer. Minuta e 17-të: Leao vallëzon rreth e qark Bisseck dhe pason për Reijnders, i cili me rrëshqitje për pak shënon. Për pak, sepse portën e Bastoni shpëton me kokën e tij. Minuta e 20-të: Emerson në të djathtë gjen Pulisic, i cili kroson në shtyllën e dytë, ku Morata tenton të shënojë 2-2 me kokë. Sommer, nga brenda portës, shpëton në vijë. Milani nuk i shfrytëzon mundësitë e tij dhe rradhën e ka Inter. Për të mos u zgjatur, ka raste për gola në katër minuta, mes minutave 23 dhe 27. Dumfries në kundërsulm pason për Taremin, i cili dy hapa larg Maignan nuk arrin të godasë. Pastaj Lautaro goden nga limiti i zonës, shumë lehtë për Maignan, dhe Carlos Augusto godet shtyllën nga dy metra larg, duke kapërcyer mbi Musah pas një krosi të Dumfries.

Momenti kyç

Conceiçao në atë moment luan sipas mënyrës së tij. Heq Reijnders dhe fut Loftus-Cheek, i cili nis një aksion të ngadaltë, për t’u përshpejtuar më pas. Leao lançon në të majtë Theon, i cili kroson poshtë, fillimisht Pulisic i paraprin Bastonit, më pas djeg Carlos Augusto për shpejtësi: GOL 2-2.

Inzaghi dhe Conceiçao tentojnë gjithçka me zëvendësimet e fundit. Interi fut Frattesin dhe Darmian për Barellën dhe De Vrij, Milani lançon edhe të fundmin e të lënëve mënjanë nga Fonseca: Calabria. Në ajër ndjehet aromë penalltish, por në fakt po vjen momenti i Milanit. Edhe një herë tjetër. Maignan bën një pritje fenomenale ndaj Dumfries, pastaj fati përmbushet. Pulisic me një lojë të shkëlqyer i mundëson Leaos të përshpejtojë dhe t’i hapë derën Abrahamin. Tammy, kur godet, shkon direkt të festojë nën tribunë. Milani nuk e beson: pak herë këto 15 vitet e fundit ka qenë kaq i lumtur.

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
AC Milan, Jashari është numri i ri 30: ja kush e ka veshur këtë fanellë përpara tij
“Shtrëngim duarsh”, e bujshme Milan: punë e kryer rikthimi
Milan, Capello: “Jashari, është i një tjetër lloji. Gimenez, disa dyshime. Vlahovic..”.
Galliani dhe firmat më afër, si superkonsulenti i RedBird, apo si kreu i futbollit Milan
TAGGED:ArabiaAsllaniBarellaBastoniBisseckCalabriaCalhanogluCardinaleCarlos AugustoDarmianDe VrijDimarcoDimarkoDumfriesEmerson RoyalFofanaFonsecaFrattesiInterLautaro MartinezLoftus-CheekMaignanMilanMkhitaryanMorataPioliPulisicRafael LeaoRedBirdReijndersSergio Conceiçao GabbiaSimone InzaghiSuperkupaTammy AbrahamTaremiTheo HernandezThiawTomori
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Merkato Milan

E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur

Më të lexuarat e ditës

Editorial

Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Liberali refuzon rinovimim me Milan shkon në Catanzaro
AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?