Në casa Milan mund të ndodhë një kthesë e bujshme korporative dhe tifozët kanë filluar të ëndërrojnë. Sipas asaj që raportojnë kolegët e gazeta amerikane The Wall Street Journal, RedBird Capital Partners, kompania e private equity e Gerry Cardinales që kontrollon klubin e rrugës Aldo Rossi, ka rinovuar arsenalin e saj të marrëveshjeve edhe me 4.7 miliardë dollarë më shumë (me kursin aktual të këmbimit, 4.3 miliardë euro) për të investuar më shumë në sport, media dhe në shërbime financiare.
Kjo do të thotë se mund të ketë edhe më shumë fonde në dispozicion për klubin kuqezi të blerë prej Cardinales nga fondi Elliot në verën e 2022. Sidoqoftë, do të ishte çmenduri të mendohet për blerjet me tetë shifra, por, buxheti në dispozicion për merkaton Milan mund të të rritet, ndaj qoftë edhe vetëm kjo gjë do të përbënte një pikënisje të shkëlqyer për t’u përgatitur sa më mirë për sezonin e ardhshëm.
Vënia në dispozicion e mbi 4 miliardë eurove për t’u riinvestuar në sport, media dhe shërbime financiare është megjithatë një shenjë se puna e Gerry Cardinales po ecën mirë dhe stabiliteti ekonomik është i nivelit më të lartë. Nuk është rastësi që sipërmarrësi amerikan vjen në këto lëvizje pas dy vitesh të mbushura me transaksione të profilit të lartë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>