Milan, Rabiot i palëvizshmi: pse Allegri i beson aq shumë francezit dhe mbështtet te ai

Allegri po i zgjedh me shumë kujdes dhe vendosmëri lojtarët e tij kyç për Milanin: Adrien Rabiot është shndërruar shpejt në një titullar të përhershëm

Milanistat
2 Min Read

Milan po kërkon një rilançim total nën drejtimin e një Massimiliano Allegri, që e ka të qartë llojin e ekipit që dëshiron të ndërtojë. Në prag ndeshjeve të ardhshme, trajneri e ka konfirmuar strategjinë e tij: të mbështetet mbi lojtarë të aftë për të garantuar fizik, teknikë dhe rendiment të vazhdueshëm.

Adrien Rabiot, ish Juventusi dhe i përkëdheluri historik i trajnerit toskan, është tashmë në qendër të planeve alegriane dhe po dëshmon edhe një herë se është i domosdoshëm kur është i disponueshëm.

Rabiot ndryshon ekuilibrat në mesfushë

Pas një përkëdheljeje të gjatë, Allegri ia arriti ta sillte Rabiot në Milan. Negociata u favorizua edhe nga disa rrethana që modifikuan disponueshmërinë e lojtarit, duke e bindur përfundimisht të zgjidhte Milanin mbi opsionet e tjera.

Francezi ka një marrëdhënie të veçantë me Allegrin, të ndërtuar mbi respektin e ndërsjellë dhe afinitetin teknik, dhe rikthimi i tyre së bashku premton të përforcojë një repart tashmë konkurrues. Në organikë ishte prezent një mesfushor fizikisht të fortë si Loftus-Cheek, por Rabiot mbetet një element special, i aftë të mbulojë role të ndryshme në mesfushë dhe të ofrojë qëndrueshmeri edhe në fazën mbrojtëse.

Performancat dhe statistikat konfirmojnë rolin qendror të Rabiot në fushë

Karriera e Rabiot konfirmon se Allegri nuk heq dorë kurrë nga lojtarët e tij kyç kur janë të disponueshëm.

Në tri vite te Juventus, mesfushori francez ka qenë titullar në mbi 90% të ndeshjeve që ka luajtur. Aftësia e tij për të ndërhyrë, për të luajtur në të gjitha pozicionet e mesfushës dhe për të kontribuar si në mbrojtje ashtu edhe në sulm e bën atë një gur themeli të ekipit.

Edhe te Milan, qasja e trajnerit duket e qartë: Rabiot do të nisë titullar në ndeshjet e ardhshme dhe do të jetë qendror në projektin që synon kualifikimin në Champions League dhe arritjen e objektivave të reja.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente