Qershori është një muaj i veçantë në casa Milan; është muaji i shitjeve, i largimeve të planifikuara dhe atyre të lindura nga mundësitë. Nuk është një zgjedhje e klubit, bazuar në motivime ekonomike. Në fakt, me shitjen e Reijnders te Manchester City, Milan mund ta mbyllë tashmë buxhetin me një tepricë prej rreth 25 milionë eurosh dhe me një faturim afër 480 milionë euro.
Zgjedhja, nëse do të kishte ndonjë, është thjesht strategjike. Në fakt, Milan do të kishte pasur, pa lëvizur gishtin, një skuadër të bollshme me 34-35 lojtarë për më 7 korrik. Një situatë komplekse për t’u menaxhuar në grumbullim, madje edhe për një trajner ekspert si Allegri.
Trajneri i ri i ‘vjetër’ i Milanit duket se i ka idetë mjaft të qarta dhe klubi, mbi këtë, ka zgjedhur ta ndjekë, duke punuar ngushtësisht me të dhe duke ia plotësuar atë idenë e një skuadre të shfryrë, duke pasur parasysh edhe mungesën në kupat evropiane. Figurat kryesore janë Maignan, Pulisic dhe Rafael Leao. Për pjesën tjetër, çdo gjë mund të ndodhë.
Në korrik, nis vallja e blerjeve të reja
E nëse qershori është muaji i shitjeve, korriku do të ishte kandidati kryesor për t’u bërë muaji i blerjeve. Më shumë sesa një problem kohor, është nevoja për të peshuar mirë çdo blerje të bërë. Duhen zgjedhur lojtarët e duhur, veçanërisht nëpër rolet kyçe.
Ndërsa Gushti mund të jetë muaji i meremetimit dhe kompletimit. Nuk besoj se trajneri ynë është i shqetësuar për kohët e blerjeve. Një mace e nxituar, nga ana tjetër, lind kotele të verbra.
Massimiliano Allegri, në vitin e tij të parë te Milani, në verën 2010, e pa skuadrën të formohej vetëm nga mesi i gushtit e tutje. Së pari me Boateng, pastaj me Ibrahimovic, e së fundmi Robinho. Pjesë themelore për të gdhendur në gur Scudetto të tetëmbëdhjetë të historisë Rossonere.
Çfarë kërkon Milani?
Kësaj here kohët do të jenë më të shkurtra sepse pjesa më e madhe e shitjeve – të dobishme për të garantuar investimet – janë kryer tashmë. Përveç Luka Modric, praktikisht i zyrtarizuar nga Igli Tare dy ditë më parë, Milani mund të blejë edhe 7-8 elemente të tjera për skuadrën e re.
Fytyra të reja, mendje të freskëta krahasuar me sezonin e kaluar. Baza themelore për të rinisur është pikërisht kjo. Muaji i korrikur është në prag tashmë. Do të jetë rëndësia e të sapoardhurve që do të japë dimensionin e saktë të Milanit të ri të Allegrit dhe Tares.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
