Milan, që nga kohët e Montellës, asnjë trajner fituar ndeshjen e tij të parë në Serie A

Milanistat
3 Min Read

Pas humbjes kundër Cremoneses, edhe vetë Allegri bëhet viktimë e mallkimit. Që nga Milani i Vincenzo Montellës e këtej, plot gjashtë trajnerë në gjashtë kanë dështuar në ndeshjen e tyre të parë në kampionat. Bilanci? Katër barazime dhe dy humbje…

Rikthimi i Massimiliano Allegrit përkon me një rrëshqitje me shije të hidhur. Milani, humb 1-2 ndaj Cremoneses së Davide Nicola, në San Siro, në ditën hapëse të sezonit 2025/2026, të Serie A. Por fakti më i habitshëm nuk është vetëm humbja e zhurmshme, por edhe dështimi për të thyer një tabu që zgjat që nga viti 2016.

Është në fakt, që nga kohët e Vincenzo Montellës, që asnjë trajner “i ri” i Milanit nuk ka arritur ta fitojë ndeshjen e tij të parë në kampionat. Që atëherë, gjashtë trajnerë janë përpjekur dhe kanë dështuar. Dhe as Allegri, në ciklin e tij të dytë si Rossoner, nuk ka arritur të sjellë në shtëpi tre pikët.

Pesë trajnerët e Milanit para Allegrit: edhe për ta asnjë fitore në debutim

Ja lista e trajnerëve që, para Allegrit, nga post-Montella, nuk ia kanë arritur të nisin me një fitore në Serie A:

  • Gennaro Gattuso: Benevento-Milan 2-2 – Java 15 – E diel, 3 dhjetor 2017
  • Marco Giampaolo: Udinese-Milan 1-0 – Java 1 – E diel, 25 gusht 2019
  • Stefano Pioli: Milan-Lecce 2-2 – Java 8 – E diel, 20 tetor 2019
  • Paulo Fonseca: Milan-Torino 2-2 – Java 1 – E shtunë, 17 gusht 2024
  • Sergio Conceicao: Milan-Cagliari 1-1 – Java 20 – E shtunë, 11 janar 2025
  • Massimiliano Allegri: Milan-Cremonese 1-2 – Java 1 – E shtunë, 23 gusht 2025

Të gjitha me debutim jo të mirë (katër barazime dhe dy humbje), kurrë të aftë për të dhënë shtytjen e menjëhershme për nisje të mbarë të sezonit.

Një anomali e pashpjegueshme për një skuadër me ambicien dhe prestigjin e Milanit.

Montella, 2016: i fundit “debutues fitues”

Precedenti fitues më i afërt ngjitet të dielën e 21 gushtit 2016, kur mister Vincenzo Montella, drejtoi Milan kah një fitoreje 3-2 ndaj Torinos, së ishit Sinisa Mihajlovic, në San Siro. Ishte një ndeshje spektakolare, e zgjidhur nga një “hat-trick” i kolumbianit Carlos Bacca dhe një penallti e pritur nga Gigio Donnarumma ndaj Gallo Belottit në fund të ndeshjes.

Ajo ditë dukej fillimi i një epoke të re.

Në të vërtetë, nga ai moment, asnjë trajner i ri milanist nuk ka arritur ta nisë me këmbën e duhur kampionatin. Përfshirë Max Allegrin.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>



Share This Article