Milan: Prioriteti i sezonit të ardhshëm është shpirti, jo loja

Tema kryesore e sezonit nuk do të jetë mënyra se si luan Milani. Tema kryesore do të jetë nëse skuadra Rossonere do të mund të jetë një skuadër apo jo. Loja e mirë do të vijë më vonë. Prioriteti për sezonin e ardhshëm është rifitimi i kompaktësisë

Milanistat
4 Min Read

Personalisht, kam një mendim shumë të lartë për Milan që do të vijë dhe mbi shtytjen ofensive që skuadra Rossonere duhet të ketë. Milan im ideal është ai i sezonit 2003-2004, në të cilin skuadra e Carlo Ancelottit fitoi nofkën “Të mrekullueshmit”.

Stili i lojës së atij Milani ishte njësh me perfeksionin stilistik; në atë sezon do të arriheshin kulme të një kualiteti të jashtëzakonshëm në një kontekst ku lojtarëve më të mirë iu dha liria për të shprehur maksimalisht kreativitetin e tyre.

Ekzistojnë, pra, momente të ndryshme në historinë e një klubi. Gjykimi i cilësisë së lojës së një skuadre nuk është i lehtë, sepse një gjykim që injoron kontekstin është një gjykim ideologjik dhe jo pragmatik.

Milani i “të mrekullueshmëve”, për t’u rikthyer në një pikë referuese shumë të lartë, vetëm dy vjet më parë i pati mbijetuar vështirësive të të ashtuquajturave fitore të pista (kundër Piacenzës në mars të vitit 2002, për shembull). Bukuria në futboll është gjithmonë një objektiv, por për të arritur aty nuk ka rrugë të shkurtra.

Milani duhet të rikthehet të jetë skuadër

Për këtë arsyepse nuk pajtohem edhe aq me polemikat rreth lojës – apo jo lojës – së Milanit kundër Arsenalit. Tani, as ideja e komentimit të miqësoreve nuk më pëlqen sepse ato janë ndeshje ku rezultati nuk ka rëndësi dhe ku skuadrat duhet të parë me ngarkesa të ndryshme pune.

Mjaft të kujtojmë Milanin e vjetshëm që përsa i përket miqësoreve fitoi me të gjithë: me Real Madridin, me Manchester City, me PSG, ndërsa në kampionat dhe në Champions League, shkoi ashtu si shkoi. Pra, çështja shkon përtej kësaj, shumë përtej miqesoreve. Unë besoj sinqerisht se shtrimi i një çështjeje relative me lojën e skuadrës nuk ka aspak kuptim. Dhe e them si një dashnor i një stili të caktuar futbolli.

Gjatë gjithë historisë së tij, stili i lojës së Milan shpesh ka qenë një burim krenarie. Megjithatë, është e rëndësishme të jemi të qartë për një gjë. Fokusi i sezonit të ardhshëm nuk mund të jetë te loja. Ka momente në historinë e një klubi kur cilësia e lojës nuk është përparësi. E pra, ky është një nga ato momente.

Vijmë nga një vend i tetë dhe një sezon shumë i dobët. Milanit të 2024-2025 i ka munguar shpirti, të cilin duhet të rizbulojë me vrap. Dhe për ta rizbuluar, duhet nisur nga themelet. Nga vrapi, nga sakrificat, nga vetësakrifica, nga rikuperimet, nga zotësia për të vuajtur, nga një mbrojtje e fortë.

Çështja parësore e sezonit 2025-2026 nuk do të jetë se si luan Milani. Çështja parësore, madje themelore do të jetë nëse skuadra Rossonere do t’ia arrijë të jetë grup, të vendosë një objektiv dhe ta ndjekë, sepse arritja e Champions League, kalon goxha edhe nga e ardhmja e klubit.

Fokusi i sezonin e ardhshëm nuk do të jetë as loja, as ndjenja e respektueshme estetike e shumë milanistëve. Nevojshme të rizbulohet shpirti dhe për ta bërë, trajneri Massimiliano Allegri do të duhet t’ia nisë nga themelet mbrojtëse.

Share This Article
Pa Komente