MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Milan prezanton blerjet e reja: konferencat për shtyp të Pavloviç dhe Moratës
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Milan News

Milan prezanton blerjet e reja: konferencat për shtyp të Pavloviç dhe Moratës

By
Milanistat
06.08.2024
3 Min Read
Share
SHARE

Alvaro Morata dhe Strahinja Pavlovic janë të vetmet fytyra të reja në sezonin e blerjeve verore të Milanit, të paktën deri më tani. Paulo Fonseca shpreson që të ketë përforcime të tjera që të mund të përmirësojnë dhe të kompletojnë sa më shpejt skuadrën, e cila gjithashtu do të lehtësohet edhe me disa shitje.

Pavloviç ka filluar tashmë punën në Milanello, ashtu si dhe veteranët e tjerë që vijnë pas Evropianit si Mike Maignan, Theo Hernandez dhe Tijjani Reijnders. Ndërkohë, ai që turneun e ka fituar si kapiten i Spanjës, do të duhet t’i nisë përgatitjet rreth 10 gushtit. Të dy janë goditje të rëndësishëm për kuqezinjtë, të cilët duhet të shënjojnë të paktën edhe tre goditje të tjerë deri në fund të afatit kalimtar veror.

Tifozët janë kuriozë jo vetëm t’i shohin blerjet e ardhshme të Milanit, por edhe të dëgjojnë deklaratat e para publike, nga Pavlovic dhe Morata. Për të dy janë programuar tashmë konferencat përkatëse për shtyp të prezantimit.

Mbrojtësi serb do të flasë të enjten më 8 gusht në orën 15:30 në Casa Milan, ndërsa sulmuesi spanjoll do të flasë të premten më 9 gusht në orën 12:00. Ish lojtari i Real Madrid, Juventus, Chelsea dhe Atletico Madrid do ta japë po ashtu konferencën për shtyp në selinë e klubit në rrugën Aldo Rossi.

Pavlovic u zyrtarizua si blerje e re më 31 korrik, kur klubi njoftoi blerjen përfundimtare të kartonit të tij nga Red Bull Salzburg. Një operacion që kushtoi 18 milionë euro plus 2 milionë bonuse. Negociata me lojtarin ishte mjaft i shpejtë, ndërsa me ish-klubin e tij zgjati më shumë. Çmimi fillestar ishte 25 milionë dhe u deshën javë të tëra për të arritur një marrëveshje që të kënaqte të dyja palët. Për austriakët është sidoqoftë një fitim i mirë, duke qenë se mbrojtësi pati mbërritur në Salzburg për 7 milionë euro në korrik 2022.

Kontratë deri në qershor 2028 me opsion edhe për një vit, të njëjtën kohëzgjatje të parashikuar edhe për Moratën. Edhe pse madrileni është afër moshes 32-vjeç (do t’i fikë 32 qirinj në tetor), Milani ka vendosur t’i dhurojë një kontratë afatgjatë. Me sa duket, ekziston besimi se ai mund të performojë mirë edhe për disa sezone. Kartoni i tij kushtoi 13 milionë, aq sa ishte edhe klauzola çliruese të kontratës që e lidhte me Atletico Madridin. Ndryshe nga Strahinja, i cili do të përfitojë një pagë prej 1.5-1.7 milionë neto në vit plus bonuse, Alvaro do të përfitojë rreth 4.5 milionë neto në vit, plus bonuse.

Leeds-Milan/ Gimenez, është rradha jote: e para për Ardon dhe Luka
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
AC Milan, Jashari është numri i ri 30: ja kush e ka veshur këtë fanellë përpara tij
“Shtrëngim duarsh”, e bujshme Milan: punë e kryer rikthimi
Milan, Capello: “Jashari, është i një tjetër lloji. Gimenez, disa dyshime. Vlahovic..”.
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Sky njofton goditjen e madhe: “Milani do ta mbyllë menjëherë!”

Editorial

Elliott dhe Red Bird, dy pronësitë “koprace” që kanë shpenzuar më shumë në historinë e Milanit

Milan News

Leeds-Milan/ Gimenez, është rradha jote: e para për Ardon dhe Luka

Më të lexuarat e ditës

Editorial

Elliott dhe Red Bird, dy pronësitë “koprace” që kanë shpenzuar më shumë në historinë e Milanit

Milanistat
Milanistat
09.08.2025
Sky njofton goditjen e madhe: “Milani do ta mbyllë menjëherë!”
Leeds-Milan/ Gimenez, është rradha jote: e para për Ardon dhe Luka
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?