Pavarësisht 9 golave dhe 10 asisteve në 34 ndeshje të luajtura në Serie A, Rafael Leao mund edhe të shitet, sigurisht. Portugezi mund të kishte bërë shumë më tepër dhe madje presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, është hapur edhe për shitjen e tij të mundshëm. Kështu, duke folur me një tifoz jashtë Quirinales (Presidencës së Republikës Italiane), sipas lajmit që u raportua nga Dire Agency, Scaroni ka thënë:
Leao? Nëse na japin 150 milionë, e paketoj… Tani prioriteti është qendërsulmuesi.
Fjalë që bënë menjëherë xhiron e botës dhe krijuan jo pak polemika. Leao është lojtari më i mirë i Djallit, por mesazhi është i qartë: nuk ka njeri të pashitshëm. Me çmimin e duhur, kushdo mund të shitet dhe 150 milionë euro është një shifër që është e vështirë t’i thuash jo.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Megjithatë, situata duket të jetë shumë më e ndërlikuar se kaq. Në fakt, nëprmjet një deklarate nga A C Milan, presidenti Scaroni ka dashur t’i përgënjeshtrojë frazat e cituara. Duket, pra, se presidenti kuqezi nuk e ka thënë asnjëherë një frazë të tillë, të paktën sipas asaj që deklarohet nga versioni zyrtar. Por, përpos gjithë këtyre, thelbi i çështjes mbetet. Leao nuk do të shitet me një çmim dosido, por vetëm nëse do të mbërrinte një ofertë me tre shifra, Milani do të duhet të paktën ta marrë në konsideratë. Ku i dihet, ndoshta Scaroni edhe do ta paketojë vërtetë.