Ka shumë kohë që ndër tifozët Rossonerë, midis specialistëve, por edhe në brendi të casa Milan, nëpër zyrat sekrete të njerëzve kryesorë të selisë së klubit të rrugës Aldo Rossi, është hapur diskutimi rreth kërkimit të një numër 9 të vërtetë për Milani.
Emra të rinj që dalin çdo ditë, me Vlahovic që herë afrohet ngjitur fare e herë largohet mijëra kilometra larg. Shtoi pastaj emrat sugjestionues si Victor Boniface, Jean-Phillipe Mateta, Nicolas Jackson, Darwin Núñez, e të tjerë.
Por në të gjithë këtë diskutim, ndoshta është anashkaluar një detaj, që ndoshta është shumë i rëndësishëm: Milani e ka tashmë një qendërsulmues në shtëpi, dhe shumë të mirë madje. Ai është Santiago Gimenez, që pritet të rikthehet në skuadër me shokët e tij të ekipit duke filluar nga e marta.
Gimenez, një investim që ia vlen të shfrytëzohet
Sulmuesi meksikan mbërriti në Milano gjatë dritares së merkatos së riparimeve dimërore, të janarit, për rreth 32 milionë euro, një shumë e konsiderueshme. Për vlerat e tij nuk ia vlen të flasim më këtë moment, pasi kemi folur aq shumë dhe ndeshjet më të fundit me kombëtaren e Meksikës e kanë vërtetuar.
Dhe tani, pas disa muajsh adaptimi në Serie A, duket se i ka të gjitha kredencialet për të dhënë më të mirën sezonin e ardhshëm.
Edhe pse Tare ka lënë të kuptohet se klubi është në kërkim të një sulmues me karakteristika të ndryshme, faktikisht, investimi i bërë për Gimenez duhet mbrojtur.
Ndikimi i tij fillestar te Milani nuk ishte edhe aq mbresëlënës: 6 gola në 19 ndeshje, por është po aq e vërtetë se mbërriti në një moment të vështirë, në të cilin skuadra nuk po performonte mirë dhe rezultatet ishin zhgënjyese.
Tani është koha për t’ia nisur nga e para: sezon i ri, trajner i ri dhe Gimenez do të duhet të jetë gati, menjëherë. Objektivi do të jetë të mbajë fort e vendit të tij dhe bindja e Allegrit për të besuar te ai.
Edhe pse duke mos i patur saktësisht cilësitë e një qendërsulmuesi alla Giroud, ai tashmë ka treguar se mund të shënojë, shumë dhe bukur. Për më tepër, është një klas 2001 dhe ka ende shumë hapësirë për përmirësim.
Të gjitha arsyet për të cilat do të ishte e mençur të vazhdohet të besohet tek ai, në pritje për të kuptuar me kë do të konkurrojë për vendin e titullarit.