Në casa Milan bëhet gati samiti i krerëve Rossonerë: është koha e vendimeve. Anësori i Young Boys dhe Doué. Danezi, një opsion i hapur për qendërsulmuesin, që bashkë me Vlahovic…
Kur avioni të frenojë, deri sa ndalojë, merkato Milan do të përshpejtojë. Principi mund të jetë kundër ligjeve të fizikës, por është në përputhje me rregullat e merkatos. Milani e ka mbyllur turneun e tij dhe me kthimin e administratorit të deleguar Giorgio Furlani në selinë e rrugës Aldo Rossi, do të intensifikojë edhe ritmin e vendimmarrjes. Në program, një meeting për merkaton për ditët e ardhshme – të hënën ose të martën – dhe, më në përgjithësi, Milani e di se është momenti për të mbyllur të paktën disa kapituj, në një mënyrë a në një tjetër. Ardon Jashari dhe Guéla Doué, sigurisht.
Doué – Jashari dhe Doué janë dy emrat e mëdhenj të korrikut. Doué mbetet objektivi i parë në pozicionin e mbrojtësit të djathtë, por e gjen veten në qendër të një operacioni kompleks: Strasbourg kërkon 30 milionë euro dhe fakti që ka të njejtën pronësi me Chelsea nuk ndihmon. Milani mendonte ta merrte për 20-22 milionë dhe tani i nevojitet një sforcim për të ringjallur një negociatë thuajse të bllokuar. Allegri bën tifo për të: e konsideron perfekt.
Athekame – Milani, kështu, po sheh përreth duke identifikuar tashmë edhe një alternativë: Zachary Athekame, mbrojtës i djathtë zviceran me origjinë nigeriane që luan për Young Boys dhe Zvicrën U-21. Kontaktet e para janë vendosur tashmë dhe ka mundësi që së shpejti të bëhet edhe një ofertë. Athekame është dy vjet më i ri se Doué – është i 2004 – dhe do të ishte një tjetër lloj përforcimi: ka luajtur tetë ndeshje në Championsin e fundit, por nuk ka dalë asnjëherë jashtë Zvicrës dhe, të përballojë Serie A nuk është aq e thjeshtë. Megjithatë, disa nga cilësitë e tij janë interesante: është atletik, i shpejtë dhe ka këmbët për të sulmuar e për të gjetur shokët e skuadrës nëpërmjet krosimeve. Negociatat janë ende në pritje, por çmimi padyshim do të ishte shumë larg vlerësimit që Strasburgu bën për Doué.
Jashari – Lajmi i madh i të premtes për Jasharin ishte vendimi i Club Brugge për ta përfshirë Ardonin në listë për paraeleminatoren e Champions League kundër Salzburgut më 6 dhe 12 gusht. Shumë e vështirë që Jashari të jetë gati (dje nuk ishte as në stol kundër Mechelen), mesazhi në këtë rast është më shumë psikologjik: Club Brugge përsërit qëndrimin e tij për t’u mbështetur mbi mesfushorin zviceran dhe fton Milanin të rrisë më tej ofertën, gjë që nuk është në plan. Arritur në këtë pikë, diskutimet midis Furlanit, Tares, Moncadës dhe Allegrit do të jenë vendimtare. Me Jasharin, që ose do të jetë brenda ose jashtë. Nëse negociatat dështojnë, ka dy mundësi: përqendrimi mbi një alternativë – sytë nga Javi Guerra, që së shpejti mund të rinovojë me Valencian – apo të qëndrojë me mesfushorët që ka në organikë.
Vlahovic-Hojlund dhe… – Mirëpo, tema e madhe e gushtit, do të jetë qendërsulmuesi. Dusan Vlahovic vazhdon të jetë në rradhët e para: Allegri dëshiron ta sjellë te Milani dhe Juventusi e konsideron të larguar. Sigurisht, duhet të arrihet edhe një zgjidhje financiare. Ndër emrat alternativë, e detyrueshme të konsiderohen Rasmus Hojlund dhe Gonçalo Ramos. Për Ramos, duhet parë nëse PSG do ta japë hua në gjysmën e dytë të gushtit. Ndërsa Hojlund, është një operacion i hipezueshëm edhe më herët. Dy ditë më parë, Hojlund bëri të ditur dëshirën e tij për të qëndruar në Manchester, por situata po evoluon dhe statistikat e sezonit të kaluar – 23 ndeshje si titullar, 4 gola – na bëjnë të kuptojmë se transferimi në Manchester nuk ka qenë më i suksesshmi. Po sikur ai që do t’i hipë avionit të rradhës për në Milano?