I pranishëm në shortin e playoff-it të Champions League për Milanin, ka qenë edhe flamuri i kuqezinjve Franco Baresi. Një Milan që ka shmangur Juventusin dhe do të luajë të ardhmen e tij në Evropën që ka rëndësi, kundër Feyenoord.
Po, më mirë kështu, më mirë të shmangej një përplasjen italiane. Megjithatë, ja rinisim prapë valles së Champions League me shumë respekt edhe ndaj Feyenoord, sepse e dimë që në këto gara nuk duhet nënvlerësuar askush”
Një Milan që “donte ta shmangte këtë raund”. Por, një Milan që ia arriti dot. Megjithatë…
Ishim në kushtt për t’ia dalë mbanë, për të kaluar lehtësisht në të Tetat e Finales, por, përkundrazi, ia bëmë vetë vetes jetën e vështirë. Mendoj se ka pasur zhgënjim të madh, hidhërim, para së gjithash nga skuadra, lojtarët janë të zhgënjyer. Tani duhet të t’ia rinisim përsëri me vendosmëri dhe vëmendje të madhe. E dimë që kur takohen me Milanin vëmendja e kundërshtarit është maksimale, ndaj duhet të jemi të përgatitur, të bashkuar dhe të rikompaktësohemi. Në situata të vështira, na duhet të jemi të gjithë të zotë në ekzaminimin e ndërgjegjes dhe në përfshirje. Kështu që mendoj se i kemi cilësitë dhe mundësinë për t’u rikuperuar”
Nëse në shkurt Milani kalon turin e Champions League, do të duhet të përballet me Interin. Një euroderbi të cilin Franco Baresi nuk dëshiron ta mendojë ende. Dhe ndoshta ka të drejtë. Le të hedhim hap pas hapi.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Tani, të dielën na pret derbi i kampionatit. Një tjetër sfidë, tjetër përballje. Kemi eksperiencën e Superkupës, ne siguri që ata do të jenë të zemëruar dhe duhet ditur që derbit luhen deri në fund. Do të jetë një atmosferë e madhe dhe ne duhet të përgatitemi, përtej zhgënjimit që patëm në Champions League. Duhet të tregojmë se kemi mentalitetin dhe personalitetin që duhet”
Pyetja tani është vetëm një. Një pyetje e thjeshtë. Derbi vjen në momentin e duhur për t’i dhënë një shtysë Milanit? Përgjigja e tij është ajo e një kapiteni të vërtetë:
Uroj që të jetë ajo. Morali nuk është shumë i lartë, por duhet të jemi gati sepse mund të jetë ajo ndeshje që bën të bësh kapërcimin dhe të kthehesh në rrugën e duhur”
Një derbi me Interin përpara në gjithçka. Një skuadër që nuk ka mungesa (duhet të rikuperohet Hakan Chalanoglu) ndryshe nga Milani që është i detyruar të bëjë pa Fofana, i ndalur nga dy kartona të verdhë, ne një ndeshje skualifikim që komplikon dhe jo pak zgjedhjet e formacionit të Sergio Conceiçao.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>