Mëngjesin e djeshëm ka nisur zyrtarisht aventura e Paulo Fonsecës si trajner i ri i Milanit. Trajneri portugez zbarkoi në Malpensa dhe u nis direkt për në Milanello për të njohur nga afër botën kuqezi. Ndërkohë që është planifikuar për nesër konferenca për shtyp e prezantimit të tij dhe më pas, pasdite, seanca e parë stërvitore me kuqezinjtë.
Megjithatë, Milani është ende i kushtëzuar nga ish trajneri Stefano Pioli, paga e të cilit ndikon ende në merkaton kuqezi. Veçanërisht, lajmi për ngadalësimin e negociatave midis trajnerit emilian dhe Al-Ittihad nuk është pritur shumë mirë në rrugën Aldo Rossi. Negociatat mbeten në këmbë dhe zbarkimi i Piolit në Arabinë Saudite është më se i mundur, por Milani shpresonte që ta hiqte sa më shpejt barrën e pagës së tij nga supet. Në fakt, objektivi është riinvestimi i atyre parave në operacione të tjera të merkatos. Në veçanti, ato para mund të përdoren për të mbyllur ardhjen e Zirkzee, në stand-by për shkak të kërkesës së lartë për komisione nga agjenti i holandezit.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>