Milani po lundron në ujëra të paqarta e në mënyrë të veçantë të pasigurta për disa anëtarë të ekuipazhit. Para së gjithash për kapitenin e anijes, Sergio Conceicao. Ndeshjet e rradhës, duke filluar nga rikuperimi kundër Bolognës, mund të jenë vendimtare për trajnerin portugez. Pas eliminimit të parakohshëm nga Champions League, kanë nisur të qarkullojnë emrat e parë edhe përtej kufirit me Zvicrën.
Milan, çfarë të ardhme për Conceicao?
Ditët e fundit është folur, madje shumë, për situatën kontraktuale të lojtarit portugez. Në veçanti, çështja që u ngrit ishte klauzola në kontratë e ish trajnerit të Portos. Një klauzolë që paksa e ka karakterizuar Milanin e këtij sezoni, sepse është një mundësi shumë e ngjashme me atë të parë me portugezin tjetër, Paulo Fonseca.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Në veçanti, pavarësisht se ka firmosur një kontratë deri më 30 qershor 2026, Conceicao mund të shkarkohet nga klubi kuqezi brenda qershorit, duke bërë kështu Milani nuk do të duhet t’i paguajë trajnerit rrogën e mbetur, pra atë të të gjithë sezonit të ardhshëm. E njëjta gjë ndodhi me mister Fonsecën, i cili u shkarkua para kohe e me pagë të dhënë vetëm deri në qershor 2025. Por nëse largohet Conceicao, kush do të vinte në pankinën kuqezi? Një pistë të çon te Maurizio Sarri.
Milan, fjalët e Sarrit për interesimin
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Ka qenë vetë Maurizio Sarri që ka folur për kolegët e të përditshmes sportive Corriere dello Sport, mbi interesimin e Milanit. Ish trajneri i Lazios, ndër të tjera i ka komentuar zërat si më poshtë: “Mund të them se kam marrë oferta të strukturuara në mënyrë të tillë që të mos më tundojnë. Serie A është shtëpia ime, kampionati më i përshtatshëm me karakteristikat e mia dhe ai në të cilin do të ndihesha më i qetë. Pastaj më pëlqen edhe Premier League, aty është një atmosferë unike”.