Puna e Conceiçao nuk mund të mohohet: Milani nuk ka ende një identitet përfundimtar, por dje disa lëvizje nuk ngjanin të rastësishme. Fusha dhe posedimi të dhëna Udinezes në këmbim të kundërsulmeve vdekjeprurëse. Mund të jetë që mbrojtja me tre të ketë kompaktësuar linjat, me të gjitha të mirat dhe të këqijat që paraqet kjo zgjedhje. Po të doni, ishte një dozë shtesë sigurie që Conceiçao ia mundësoi vetes, duke qenë se Udineze sulmonte vetëm me Luccan, shpesh pre e fantazmave të tij, Atta lëvizte por vonohej gjithmonë për të hyrë në lojën e tij, të tjerët e kishin shumë të vështirë për të zbritur. Ndoshta ishte e nevojshme.
Ndoshta Theo dhe i gjithë krahu gjen frymëzimin e dikurshëm: Theo i vërtetë do ta ndryshonte Milanin krejtësisht. Reijnders nuk tradhëton kurrë, kurrë. Abraham gjithmonë krijon diçka. E pastaj Leao, Rafa dhe goli i tij, shumë më i bukur dhe më i ndërlikuar nga sa mund ta imagjinoni. Sigurisht, Leao më qendror, humbet në sllallomin thith-duartrokitje, por goli i tij, për t’u vlerësuar me notën 10, nga limiti i zonës, mund të hapë perspektiva të reja, jo vetëm taktike. Sigurisht, është krejt Leao brenda: pret topin me një gjuhë trupi që tradhton një qetësi thuajse të pabesueshme duke pasur parasysh momentin e ndeshjes (dhe të sezonit), pastaj me aq lehtësi shënjon cepin e largët, sikur të ishte gjëja më e thjeshtë në botë. Dhe e thjeshtë nuk është, apak.