Por do të ishte më mirë të mos gënjenim veten se gjithçka ndryshoi brenda natës apo se përdorimi i mbrojtjes me tre i zgjidhi të gjitha problemet brenda natës. Më mirë akoma: duhen kundërprova. Ndërkohë përballë kishim thjesht Udinezen. Dhe Udinese nuk është më ai zbulimi i madh i Serie A. Sado që ekuacioni mungesa e Thauvin-kolaps vertikal mund të jetë një alibi tërheqsëse për biankonerët, është e qartë se diçka është thyer. Humbja e katërt radhazi, vetëm një gol i shënuar në 360 minuta. Edhe zgjedhjet e Runjaic nuk bindin më.
Genoa, Inter (duke vuajtur) dhe Verona ishin goxha plaçkë dhe ishte detyrë e Milanit të mbahej në të njejtën lartësi. Dhe është ky lajmi i parë i mirë për Conceiçaon: Milani bëri Milanin, pa ngrënë ndonjë apo dy shuplaka. Jo vetëm kaq. Tjetra është se Milani u shfaq si një skuadër. Ne pamë punë kolektive jo vetëm në fazën e sulmit, por edhe kur ishte e nevojshme të rikuperohej topi apo duhej ndihmuar një bashkëlojtar nën presion. U pa deri në bilbilin e fundit.