Kuqezinjtë perfekt në fushën e Udinezes: karikimi i bigëve e ndihmon Conceiçaon që të vazhdojë të luftojë për Evropën, e nëse dy big…
Teorikisht, gjithçka mund të ndodhë, edhe që Milani, çuditërisht të rihyjë në garë për një vend në Evropën që ka rëndësi. Dhe nuk e kemi fjalën për Conference League. Pas 4-0 kundër Udinezes, golave të shkëlqyer të Leaos dhe Theos së ringjallur si në kohët e bukura të vjetra, mbrojtjes me tre që nuk rrezikoi kurrë dhe një mentaliteti sulmues deri në fund, befas klasifikimi ngjan më pak i shëmtuar: Fiorentina, vetëm një pikë larg, Roma dy, Lazio përkundet edhe nëpër kupa, Juventus duket se po ringjallet, tani ta shohim si do shkojë me Leçen. Atalanta duket e humbur.
Ky kampionat po i përmbys vazhdimisht parashikimet dhe skenarët, porse ai i Milanit nuk është nga më të pëlqyerit: kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje akoma, midis rivalëve si Atalanta, Bolonja dhe Roma, por edhe Genoa dhe Monza që ndoshta do të kenë më pak motivim për arsye krejt të kundërta me të parat. Ka jetë edhe përtej Kupës së Italisë, e cila mbetet rruga më e besueshme për t’i dhënë kuptim sezonit të çuditshëm, mes ndryshimit të trajnerit, Superkupës së Arabisë që na la të imagjinim kush e di se çfarë dhe rënies së ngadaltë drejt anonimatit. Një 4-0 mund të shërojë shumë sëmundje, dhe ishte një 4-0 i bukur, pa rrezikuar asgjë përveç rrahjeve të zemrës nga aksidenti i frikshëm ndaj Maignan.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>