Milan përplaset sërish me murin në “San Siro”: shumë pikë të humbura në shtëpi, por edhe më shumë keqardhje pas një tjetër ndeshjeje të çmendur kundër Genoas

Traversa e Gabbias, goli i pësuar në të vetmen goditje në portë, goli i anuluar i Pulisic, barazimi dramatik i Leaos në fund – rossonerët dominojnë, gabojnë dhe vuajnë në një “çmenduri shtëpiake” që konfirmon sëmundjen kronike të këtij sezoni...

Milanistat
5 Min Read

Pas frenimeve të papritura të rivalëve direktë dhe me mundësinë për të përfituar në renditje, ishte radha e Milanit të përballej me një mbrëmje tjetër të dhimbshme në “San Siro”.

Përballë një Genove të disiplinuar, të mbyllur dhe në letër teknikisht inferiore, kuqezinjtë pëjetuan një déjà-vu të hidhur: shumë lojë, shumë raste, shumë goditje standarde, por pak qartësi dhe një ndjesi e fortë se ky ekip vazhdon të përplaset me të njëjtin mur.

Një mur që nuk rrëzohet, teksa Milani lodhet, nervozohet dhe rrezikon të dalë edhe më i dëmtuar se sa kundërshtari.

Fillimi i fortë kuqezi dhe sinjalet e para

Ndeshja nis me ritëm të lartë dhe me një Milan agresiv, që përpiqet menjëherë të marrë kontrollin. Lëvizje të mira, trame interesante dhe dy raste të mëdha ajrore në minutat e para: Gabbia godet traversën me kokë, ndërsa Pavlovic shkon pranë golit. Janë sinjale të qarta të një skuadre që dëshiron të zhbllokojë shpejt rezultatin.

Në fazën sulmuese, megjithatë, vërehet një Leao disi i hutuar, i pozicionuar më shumë në të djathtë se Pulisic. Genoa mbetet e rregullt, e ngjeshur dhe e kujdesshme, ndërsa Rabiot dhe Saelemaekers tregohen paksa të pasaktë në ndërtimin e lojës.

Genoa rritet dhe godet në momentin e duhur

Me kalimin e minutave, hapësirat ngushtohen dhe linjat shtrëngohen. Milani do të kishte nevojë për më shumë shpejtësi në qarkullimin e topit dhe më shumë saktësi në pasime, por ndodh e kundërta: Genoa fiton besim, merr metra në fushë dhe në minutën e 29-të ndëshkon.

Gabbia humbet nga kontrolli ish-in Colombo, i cili nga dy hapa, pas asistit të Malinovskyt, dërgon topin në rrjetë. Është gjuajtja e parë, e vetme dhe e fundit në portë e Genoas në pjesën e parë – një statistikë që flet vetë për rrjedhën e lojës, por edhe për cinizmin e mysafirëve.

Dominim pa shpërblim dhe gabime që peshojnë

Milani reagon, krijon sërish: një tjetër rast me kokë për Gabbian dhe më pas një mundësi e artë për Fofanën, i cili shpërdoron barazimin nga një metër me portën bosh. Janë momente që rëndojnë si gurë.

Shihen edhe shenjat e para të zgjimit të Leaos, me një devijim dhe një goditje të dobët me kokë nga afër. Trajneri provon të ndryshojë diçka: jashtë Fofana, brenda Loftus-Cheek. Por tabloja nuk ndryshon shumë.

Pjesa e dytë: presion konstant, por pak atmosferë

Ritëm i ulët, pasime të pasakta dhe një Genoa e mbyllur përpara portierit Leali karakterizojnë fillimin e pjesës së dytë. Milani ka topin, por jo hapësirat. Pulisic gjen rrugën e rrjetës pas një goditjeje nga këndi, por gëzimi zgjat pak: një prekje me dorë anulon gjithçka.

Rasti i madh i Bartesaghit, me një diagonale rasëtokë që del jashtë, shton listën e mundësive të humbura. Ndryshimet taktike vazhdojnë: kalim në mbrojtje me tre, futja e Fullkrug dhe më pas e Athekame për Gabbian, me skuadrën tërësisht në traksion përpara.

“Si demi kundër murit”: fund dramatik dhe pengje të mëdha

Sulmet e Milanit bëhen gjithnjë e më të dëshpëruara, më shumë për inerci sesa për ide. Goditjet nga këndi grumbullohen, por prodhojnë pak ose aspak. Ndjesia është e qartë: Milani duket si një dem që përplaset vazhdimisht me brirë kundër një muri të fortë. Dhe në fund, më shumë se muri, është demi ai që bie përdhe.

Në minutën e 87-të, Leali bën një mrekulli ndaj Pulisic pas disa përplasjeve kaotike në zonë. Kur gjithçka duket e humbur, Leao barazon në kohën shtesë, duke shpëtuar të paktën një pikë. Drithërimat nuk mbarojnë këtu: në sekondat e fundit, një penallti për Genoan (me jo pak dyshime) përfundon lart mbi traversë.

Korr atë që mbjell

Milani del nga kjo ndeshje me një pikë dhe me shumë pyetje. Pikët në renditje janë të shumta, por pengjet janë edhe më të mëdha. Edhe një herë, “San Siro” bëhet skena e një testi të dhimbshëm për një skuadër që dominon, por nuk vret, që krijon, por nuk finalizon, dhe që vazhdon të përplaset me një problem kronik që duket i vështirë për t’u shëruar.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>



Share This Article