Milan, Pellegatti lëshon bombën e merkatos: “Po ju them se Allegri dëshiron…”

Allegri është zyrtarisht trajneri i ri i Rossonerëve dhe tani në Casa Milan po flitet vetëm për merkato: lajmet e fundit nga gazetari i njohur i besimit Rossoner, Carlo Pellegatti

Milanistat
4 Min Read

Pas zyrtarizimit të Massimiliano Allegrit si trajner i ri, tani Milani është i thirrur të ngrejë në këmbë një merkato shumë të rëndësishëm veror. Në rendin e ditës janë edhe disa sakrifica të rënda në dalje. Punë, vërtet që ka shumë për të bërë për Drejtorin e ri Sportiv, Tare, i cili – siç kemi pasur mundësinë t’ju themi edhe gjatë orëve të fundit – dëshiron t’i dhurojë goditje të rëndësishme merkatoje, Allegrit. Në këtë drejtim, veçanërisht interesante janë lajmet e fundit të zbuluara nga gazetari i njohur i besimit Rossoner Carlo Pellegatti, në kanalin e tij YouTube.

Objektivat e Allegrit në merkato për Milanin: më të fundit nga Pellegatti

Duke nisur nga një sakrificë potencialisht e madhe e merkatos, gazetari ka zbuluar se: “Gjatë orëve të fundit, të plotfuqishmit e Manchester City kanë shkuan në seli në Casa Milan, sigurisht për të folur për Reijnders. Guardiola e ka shënjestruar mesfushorin e Rossonerëve si zëvendësin ideal për De Bruyne. Dhe nëse mbërrijnë 70 milionë euro, Milani nuk do të mund të rezistojë. Nuk duhet të jemi të lumtur për këtë, por mund ta korrigjojmë duke marrë lojtarë të rëndësishëm”. E pikërisht në këtë drejtim, Pellegatti ka zbuluar më pas disa emra të bujshëm që do të ishin në mendimet e Massimiliano Allegrit: ja për kë bëhet fjalë.

Objektiva top

Kujdes ndaj emrave të zbuluar nga gazetari i mirënjohur, të cilët do të ishte në listën e merkatos Allegri për mesfushën: “Do t’ju jap tre emra të sigurt që Massimiliano Allegri-t i pëlqejnë. I preferuari i trajnerit kuqezi, i cili kushton më pak se 70 milionë për Reijnders, mund të jetë Ederson, i Atalantës. Mesfushori brazilian do të ishte në absolut lojtari që i pëlqen më shumë Allegri-t. Duhet kuptuar nëse Milani do të investojë kaq shumë, por paratë do të ishin. Kostoja e Ederson do të ishte rreth 50 milionë euro dhe duket se Atalanta është e gatshme ta shesë. Por janë edhe dy lojtarë të tjerë që siguritsht Allegri-t i pëlqejnë shumë”.

Pellegatti ka vazhduar: “Njëri ka një kosto më të ulët, por është një mesfushor i jashtzakonshëm që kombinon shpejtësinë dhe cilësinë e mirë. Bëhet fjalë për Matteo Guendouzi, të cilin Tare e njeh shumë mirë. Këtë vit me Baronin ka shpërthyer te Lazio, është ende i ri, është 26 vjeç dhe ka karizëm dhe personalitet. Guendouzi është një lojtar i kombëtares franceze dhe kostoja e tij është rreth 30 milionë. Tani vëmendje perlës. Nuk e di nëse Allegri do t’i kërkojë Milanit ta marrë, por trajneri i Rossonerëve është i keqardhur të humbasë dikë si Adrien Rabiot. Kontrata e francezit me Marsejën skadon më 2026, ai është 30 vjeç dhe mund të jetë lojtar me cilësi dhe personalitet. Kujdes ndaj këtyre tri emrave”. Mirëpo lajmet e merkatos së Rossonerëve nuk mbarojnë këtu. Përkundrazi!

Share This Article
Pa Komente