MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Milan, paralajmëron agjenti: “Duhet të jetë titullar”
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Milan News

Milan, paralajmëron agjenti: “Duhet të jetë titullar”

By
Milanistat
26.07.2024
3 Min Read
Share
SHARE

Milani nesër do të zbresë në fushë kundër Manchester City në të parën prej tre miqësoreve të luksit në turneun e Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Objektivi i Cardinales është të rrisë gjithnjë e më shumë bazën e tifozëve kuqezi në SHBA, që sot arrin në 50-60 milionë tifozë.

Ndeshjet e tjera në rradhe do të jenë kundër Real Madridit dhe Barcelonës dhe do të mbyllin turneun, me kuqezinjtë që do të rikthehen për t’u përgatitur më së miri për debutimin e tyre sezonal kundër Torinos. Ka shumë dyshime për njerëzit mbi të cilët do të mbështetet Paulo Fonseka sezonin e ardhshëm.

More Read

Leeds-Milan/ Gimenez, është rradha jote: e para për Ardon dhe Luka
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
AC Milan, Jashari është numri i ri 30: ja kush e ka veshur këtë fanellë përpara tij
“Shtrëngim duarsh”, e bujshme Milan: punë e kryer rikthimi
Milan, Capello: “Jashari, është i një tjetër lloji. Gimenez, disa dyshime. Vlahovic..”.

Objektivi i Milanit duhet të jetë rritja dhe vlerësimi i lojtarëve të pranishëm në skuadër, si dhe kompletimi i skuadrës me ardhjen e blerjeve cilësore, por gjithmonë duke i mbajtur llogaritë në rregull. Fonseca ka nevojë për një qendërmbrojtës, Simon Kjaer nuk është zëvendësuar ende.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Dhe përveç Kjaer, klubi kuqezi mund të privohet edhe nga Malick Thiaw. Mbrojtësi ka përfunduar në shënjestër të Newcastle, i cili ka ofruar 30 milionë euro për kartonin e tij. Por Milani dëshiron të paktën 40 për të arkëtuar sa më shumë dhe për t’i riinvestuar paratë në merkato. Ka shumë kuriozitet për të kuptuar se kush do të jetë qendërmbrojtësi titullar.

Ndërkohë që është agjenti i Matteo Gabbia, Tullio Tinti, që duke folur për kolegët e të përditshmes sportive La Gazzetta dello Sport ka deklaruar: “Unë në formacionin titullar, do ta vendosja Gabbian sepse ka qenë mbrojtësi më i mirë në gjashtë muajt e fundit. Është i mirë. Gabbia patjetër titullar dhe më pas të tjerët. Pra, le të vemë Gabbia-Pavloviç”.

Fjalë që sigurisht do të shkaktojnë diskutime, duke qenë se Milani ka në dispozicion edhe një mbrojtës si Tomori, të cilit prej vitesh i janë besuar çelësat e repartit. Por do të jetë shumë interesante të kuptojmë se si Fonseca do ta menaxhojë blerjen e mundshme të Pavloviç, të cilit do t’i duhet patjetër një periudhë përshtatjeje.

Sidoqoftë, Milani ka shumë ndeshje për të luajtur sezonin e ardhshëm. Kështu, Gabbia do të gjejë hapësirën e tij, ashtu siç uron edhe agjenti në intervistën e tij për Gazzetta. Duhet kuptuar edhe se si do të luajë Fonseca dhe si do ta menaxhojë ai repartin e mbrojtjes. Një mbrojtje shumë e lartë mund ta vërë në vështirësi mbrojtësin italian, i cili që nga rikthimi te kuqezinjtë është afirmuar në një nivel të lartë.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Eksperienca në huazim te Villarreal e ndihmoi të bëhej më i vetëdijshëm për aftësitë që ka. Mbetet vetëm të presim për të kuptuar se cilat do të jenë zgjedhjet e trajnerit portugez.

Galliani dhe firmat më afër, si superkonsulenti i RedBird, apo si kreu i futbollit Milan
Rakitic, tifozave Rossonerë, për Luca Modric: “Nuk e dinë sa me fat janë”
Milan, po sikur qendërsulmuesin me të paktën 20 gola në sezon ta kishe në shtëpi?
Lamtumirë Juve, është vetëm Milani: “Do jap gjithçka për këtë fanellë”
Ajo vijë e hollë e kuqe që ndan Joao nga Theo
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Milan News

Leeds-Milan/ Gimenez, është rradha jote: e para për Ardon dhe Luka

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?