Në casa Milan, ka pasur një ndryshim shumë të fortë kahjeje, krahasuar me të kaluarën. RedBird dhe Elliott kanë preferuar gjithmonë lojtarët me paga më të ulëta dhe më të menaxhueshme.
Në merkato është ende kështu, duke qenë se Rossonerët nuk blejnë askënd që të përfitojë më shumë se 4 milionë euro (jo rastësish dështuan negociatat për Manuel Akanji të Manchester Cityt, tani te Interi), por për trajnerin livornez Giorgio Furlani ka vendosur të bëjë një përjashtim.
Massimiliano Allegri është në një linjë me pronarësinë për aq kohë sa është ende një Yes Man, por kostot e tij të pagës janë krejtësisht ndryshe nga ato të Paulo Fonsecës dhe edhe të Sergio Conceicao, dy trajnerëve të sezonit të kaluar. Dhe është këtu që u verifikua dhe ndryshimi i drejtimit: sot, Milani ka një nga trajnerët më të paguar në Itali e madje edhe në Evropë. Ka qenë gazetari Matteo Moretto ai që ka zbuluar shifrat e pagës që përfiton Max dhe janë vërtet marramendëse.
Paga Allegri: është ndër trajnerët më të paguar në Serie A
Midis pagës fikse plus bonuseve, Allegri arrin të fitojë mbi 6 milionë euro neto në sezon. Për të ndikuar mbi këtë shumë është statusi i tij si trajner i nivelit të lartë, edhe pse në ciklin e tij të fundit te Juventus nuk arriti kurrë të kishte ndikim, përkundrazi, ka qenë protagonist negativ në një prej periudhave më të këqija të historisë bianconere. Gjatë atyre viteve, përveç mungesës së rezultateve, ai nuk ia arriti dot t’i vlerësonte lojtarë apo të krijonte vlerë, duke lënë pas një mal rrënojash.
Sa fiton Allegri?
Allegri kaloi një vit joaktiv, në pritje të eksperiencave të reja dhe në fund vendosi të qëndronte në të ashtuquajturën comfort zone. Nuk e mori kurrë në konsideratë idenë për të stërvitur jashtë përtej Serie A apo për t’u vënë në provë në klube të tjera. Përkundrazi, e rroku menjëherë, në ajër, mundësinë për t’u rikthyer te Milani dhe për t’ia rifilluar me një ekip që vinte nga një vend i tetë. Aq sa për t’u kënaqur këtë sezon me një kualifikim në Champions League e në këtë mënyrë të bëhej më mirë se një vit më parë.
Në fakt, me një pagë kaq të lartë, me një skuadër me kaq shumë cilësi e mbi të gjitha pa angazhime përtej kampionatit, Milani duhet të luftojë me shumë forcë deri në minutën e fundit për Scudetton (që nuk do të thotë ta fitojë me patjetër), nëse vërtetë dëshiron të ketë një sezon pozitiv. Përsa i përket Kupës së Italisë, është fakt që Milani ka luajtur pothuajse kurrë seriozisht, aq sa gjithsej në palmaresin e tij ka fituar vetëm 5, ndaj dhe nuk është aq e rëndësishme.
Ndërsa përsa i përket kualifikimit në Chempions, sigurisht nuk do të mjaftojë sepse do të ishte një mundësi e humbur për Scudeton, në mënyrë spektakolare. Allegri, nëse dëshiron të justifikojë pagën e tij dhe, e mbi të gjitha, atë që thuhet për të si top trajner, duhet të jetë një vlerë e shtuar, siç ishte Conte për Napolin vitin e kaluar.