Milan, ofertë monstruoze dhe një kontratë multimilionere për sulmuesin e ri: Tare e ka seriozisht, vjen kthesa

Ja detajet e kthesës së mundshme të merkatos Rossonere

Milanistat
3 Min Read

Merkato Milan vazhdon të jetë një labirinth goditjesh të bujshme, me vendime që ndrojnë vërtik nga ora në orë.

Sulmi, reparti i qendrës së vëmendjes në këtë fazë, po përjeton një moment pasigurie pas negociatash jo të suksesshme, siç ndodhi me Boniface, që pavarësisht vizitave mjekësore, nuk arriti të vishte fanellën Rossonere. Ndërkohë që para pak orësh klubi do të ishte tërhequr edhe nga negociatat për Conrad Harder.

Arsyet pas këtij vendimi rrjedhin si nga fakti që Sporting Lisbon nuk e ka finalizuar ende blerjen e sulmuesit të ri Ioannidis nga Panathinaikos, dhe si pasojë nuk e kishte dhënë ende OK për ardhjen e sulmuesit danez, ashtu edhe nga vetë sulmuesi danez, i pavendosur deri në momentin e fundit, por, dhe kjo është një hipotezë e jona, ndoshta edhe nga preferenca e hershme e shprehur nga Massimiliano Allegri për një lojtar tjetër.

Kush do të jetë qendërsulmuesi i ri i Milanit?

Gjatë këtyre orëve, drejtuesit Rossonerë duket se po përpiqen të bëjë një kthesë vendimtare të situatës. Harder është përfundimisht një pistë e mbyllur. Vendimi për t’u përqendruar mbi një emër tjetër është bërë konkret këto orë dhe të gjitha përpjekjet tani mesa duket janë përqendruar mbi sulmuesin i Juventusit, Dusan Vlahovic.

Sipas kolegëve të calciomercato, pavarësisht negociatave me klubin bianconero dhe lojtarit që është në mëdyshje, Milan ka vendosur të shtyjë fort për të siguruar serbin e sulmit. Allegri gjithmonë e ka identifikuar Vlahovic si prioritetin absolut për të përforcuar sulmin Rossoner, një dëshirë që klubi më në fund po përpiqet t’ia realizojë.

Milan, ofertë monstër dhe kontratë milionere për sulmuesin e ri

Oferta që Milani po përgatit t’i paraqesë agjentit të Vlahovicit – raportojnë nga calciomercato – konsiston në një kontratë katërvjeçare me një pagë prej afërsisht 6 milionë eurosh në sezon, shifër që aktualisht përfitohet vetëm nga Rafael Leao në brendi të organikës Rossonere.

Allegri e konsideron serbin një element kyç të projektit të tij teknik, aq sa e ka identifikuar si sulmuesin e duhur që nga rikthimi i tij në stol.

Tani, me negociatat në një fazë të avancuar, klubi është i vendosur t’i mbyllë shpejt negociatat, duke shkuar deri në fund të rrugës për të siguruar përforcimin e kërkuar, i cili mund të ndryshojë fatet e sulmit të Milanit këtë sezon.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>



Share This Article