Shumë hapësirë i është dhënë sot Milanit nëpër media. Nuk kishte si të ishte ndryshe, duke pasur parasysh konkluzionin e sapombyllur të sezonit të kuqezinjve. Në plan të parë, merkato: një emër i ri. Por edhe të reja mbi Antonio Conten dhe sulmet ndaj Zlatan Ibrahimoviç. Le të shohim së bashku, pra, në ‘Milanistat.com’, lajmet më të rëndësishme.
SULMI I PARË NDAJ ZLATAN
Ka qenë pikërisht Carlo Pellegatti, gazetari i mirënjohur dhe tifoz i kuqezinjve, ai që ka bërë disa deklarata për kolegët e ‘Radio Rossonera’, duke folur për Milanin, mes zgjedhjes së trajnerit të ri dhe merkatos së ardhshme, ‘duke e shkëputur veten’ nga zgjedhja e kuqezinjve për Paulos. Fonsecën. Ndër të tjera, ai kritikon Zlatan Ibrahimoviçin për postimin e kriptuar të publikuar në rrjetet e tij sociale vetëm pak ditë më parë, duke bërë një krahasim mes suedezit dhe Alan Touring. Ja mendimet e tij për këtë çështje.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Për suedezin dhe postimin e tij “4-3-3” në Instagram: “E krahasova të gjithë këtë me Alan Touring, një kriptoanalist i madh. Ai mund të deshifronte se çfarë do të thoshte Ibra me atë 4-3-3. Gjëja që më shqetëson është se, për fat të keq, edhe Ibra duket se është përthithur në vorbullat e kritikave, ironive dhe dashakeqësisë. Tifozat e fajësojnë edhe për zgjedhjen e Fonsecës, e cila në fakt është larg të vepruarit fuqishëm ndaj çdo situate. Pra në këtë moment edhe ai është në qendër të ciklonit”.
MERKATO, EMËR I RI
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Për këtë kanë folur sot kolegët e të përditshmes së madhe sportive ‘La Gazzetta dello Sport’. Sipas tyre, Milani, do të ishte i interesuar për Igor, ish-Spal dhe Fiorentina, tani në Brighton, që deri pak ditë më parë drejtohej nga Roberto De Zerbi i afruar shpesh edhe me pankinën kuqezi. ‘Roa’, përveçse përmend emrin, specifikon edhe shumën e nevojshme për ta blerë. ‘Seagulls’ për ta marrë shpenzuan 17 milionë euro plus 3 bonuse, që ëshë e njejta shifër që ata do të kërkonin në këtë moment për ta lënë të largohej. Por, për momentin, megjithatë, kjo është vetëm një ide.
SULMI I DYTË NDAJ ZLATAN
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Franco Ordine, një gazetar i njohur, ka shkruar një editorial sot në rubrikat e të përditshmes ‘Il Giornale’, duke u përqëndruar tek Milani, tek ndjenjat e tifozëve kuqezi dhe duke fajësuar edhe qëndrimin e derimë tanishëm të Zlatan Ibrahimovic. Ja çfarë thotë gazetari i njohur për këtë çështje.
“Mbi këtë temë, pritet kthimi i Ibrës nga misioni diplomatik sepse ka ardhur momenti për të shpjeguar zgjedhjen e Fonseca. Një të huaji me përjashtim thuajse ideologjik nga çdo profil italian, si dhe për të bërë të qartë peshën e rolit të tij të ri. Deri tani i dokumentuar nga jashtë vetëm përmes disa fotove të publikuara në Instagram me diçitura ende për t’u deshifruar, një lloj gjuetie thesari pa asnjë efektivitet për nga pikëpamja komunikative”.
CONTE VJEN TE MILANI?
Gjatë 40 ditëve të fundit Antonio Conte paskësh parë 20 ndeshje të Milanit dhe ky zbulim i bën tifozët kuqezinj vërtet të ëndërrojnë. Gjatë këtyre muajve të afrimit të fazës finale të sezonit, ish Interi dhe Juventusi është folur shpesh si një emër i mundshëm për pankinën kuqezi. Madje disa supozuan se ishte arritur tashmë një marrëveshje mes palëve, u fol edhe për shifra, pavarësisht ne ju kemi thënë gjithmonë që profili i tij ishte shumë poshtë në listën e drejtuesve. Dhe në fakt klubi nuk e ka kërkuar kurrë personalisht.
Sidoqoftë, orët e fundit po qarkullon një lajm që i bën fansat të ëndërrojnë. Gazetari i njohur Franco Ordine ka bërë disa deklarata përgjatë një prej transmetimeve të ‘TeleLombardia’, duke zbuluar sesi Antonio Conte, ditët e fundit ka parë deri në 20 ndeshje të Djallit. Një shenjë tjetër se ai është i intriguar nga ideja, por ndoshta jo anasjelltas. Ja çfarë thotë gazetari për çështjen.
“Nëse largon Conten nga Napoli, në Napoli do të shkonte Pioli dhe do të kursenit rrogën e Piolit. Conte ka parë 20 ndeshje të Milanit në 40 ditët e fundit”.