MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Milan nuk ka ndërmend ta zhvlerësojë Leaon: shuma e kërkuar Bayernit është një mesazh për të gjithë
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Merkato Milan

Milan nuk ka ndërmend ta zhvlerësojë Leaon: shuma e kërkuar Bayernit është një mesazh për të gjithë

By
Milanistat
10.06.2025
3 Min Read
Share
SHARE

Bayern Munich vazhdon të insistojë për portugezin dhe Milani nga ana e tij fikson çmimin: me ofertën aktuale Leao nuk do të largohet nga kryeqendra lombarde

Rafael Leao, sigurisht që nuk vjen nga sezoni më i shkëlqyer i karrierës së tij por, edhe këtë vit, e ka treguar talentin dhe forcën që zotëron. Të dielën në mbrëmje, triumfoi me kombëtaren e tij në Nations League, duke hyrë nga pankina dhe duke shkaktuar probleme të përhershme për mbrojtjen spanjolle, me ndërhyrjet e pafundta krahun e dashur të majtë të tij. Finalja e turneut që u luajt në Allianz Arena në Mynih, pa që në vijë të parë të ishin edhe vëzhguesit e Bayernit, me objektivin primar: të vëzhgonin lojërat e numrit dhjetë Rossoner. Nuk është më sekret fakti që bavarezët janë shumë të interesuar për sulmuesin luzitan të Milanit, për të përforcuar një sulm që tashmë ka lojtarë të kalibrit të Sané, Musiala, Olise dhe Kane: Leao do ta kompletonte një repart të tillë yjor.

Bayern përpiqet

Edhe në të kaluarën, Bayern Munich ka treguar se nuk i ka problem shpenzimet kur identifikon lojtarin e duhur për skuadrn e tij dhe kjo mund t’i hedhë në erë planet e Milanit të Massimiliano Allegrit, i cili synon ta mbajë fort Leaon në Milanello. Bavarezët mund të paraqesin edhe një ofertë prej 60-65 milionë eurosh plus një homolog teknik si Kim Min-jae, Joao Palhinha apo Leon Goretzka: një propozim që disa klube do t’i bënte të lëkundeshin. Por Djalli, megjithatë, e konsideron portugezin si lojtarin nga i cili do të rilindë skuadra kuqezi dhe trajneri i ri i Rossonerëve dëshiron ta bëjë liderin teknik të ekipit: sipas kolegëve të të përditshmes së madhe sportive Gazzetta dello Sport, Milani nuk do të pranojë oferta poshtë një shifër të përcaktuar tashmë.

Milani fikson çmimin

Sipas kolegëve italianë, Milani do të ulet në tryezë vetëm për një propozim prej mbi 100 milionë eurosh dhe nuk do të ishte i interesuar të përfshinte homologë teknikë në negociatat e mundshme. Djalli, i fortë me kontratën e gjatë me lojtarin dhe klauzolën liruese të tij prej 175 milionë euro, nuk ka ndërmend t’ia ulë vlerën numrit 10 të tij dhe mund ta shesë vetëm nëse plotësohen të gjitha kërkesat. Për më tepër, Leao gjithmonë ka deklaruar se është i lumtur në kryeqendrën lombarde dhe nuk ka kërkuar kurrë të shitet: aventura e re me Allegrin mund ta stimulonte edhe më shumë, me trajnerin që beson shumë në cilësitë e luzitanit. Të shohim nëse Bayerni do të tërhiqet duke pasur parasysh vlerësimin e bërë nga Milani: situata mbetet e hapur.

Sky njofton goditjen e madhe: “Milani do ta mbyllë menjëherë!”
Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë
AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Liberali refuzon rinovimim me Milan shkon në Catanzaro
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Sky njofton goditjen e madhe: “Milani do ta mbyllë menjëherë!”

Editorial

Elliott dhe Red Bird, dy pronësitë “koprace” që kanë shpenzuar më shumë në historinë e Milanit

Milan News

Leeds-Milan/ Gimenez, është rradha jote: e para për Ardon dhe Luka

Më të lexuarat e ditës

Editorial

Elliott dhe Red Bird, dy pronësitë “koprace” që kanë shpenzuar më shumë në historinë e Milanit

Milanistat
Milanistat
09.08.2025
Sky njofton goditjen e madhe: “Milani do ta mbyllë menjëherë!”
Leeds-Milan/ Gimenez, është rradha jote: e para për Ardon dhe Luka
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?