Milan nuk heq dorë nga ylli i Real Madridit: afera është e mundshme? Ja çfarë dimë

Milan po ndjek, me interes ekstrem, një top player të Real Madridit të Xabi Alonsos për seksionin e ardhshëm të merkatos. Marrëdhënia shumë të mira midis klubeve mund të bëjnë diferencën në këtë operacion: ja çfarë dimë deri më tani

Milanistat
5 Min Read

Vetëm pak më shumë se një muaj më parë, u mbyll merkato verore dhe Milani ishte një protagonist absolut me plot 11 operacione në hyrje (përfshirë rikthimin e Alexis Saelemaekers nga huazimi te Roma) dhe një shifër marramendëse prej 30 transferimesh.

Një organikë e kthyer mbrapsht ajo e dorëzuar nga administratori i deleguar Giorgio Furlani dhe nga drejtori sportiv Igli Tare në duart e trajnerit Massimiliano Allegri.

I cili, deri këtu, me përjashtim të debutimit shock në kampionat kundër Cremoneses në San Siro, deri më tani i ka fituar të gjitha ndeshjet mes Serie A dhe Kupës së Italisë. Një trajner si ky, një skuadër si kjo, meritojnë përforcime të mëtejshme.

BLERJE SHUMË CILËSORE

Lojtarë si Luka Modric dhe Adrien Rabiot, të ardhur te Milani në merkaton e fundit verore, po bëjnë diferencën në këtë Milan të Allegrit.

Por ka edhe të tjerë, të rinj, si Zachary Athekame, sa për të përmendur vetëm një, të cilët po hasin në vështirësi. Duken pak të papërvojë, shumë të rinj për të luajtur dhe po aq për të përballuar presionin – tani për tani – në këto nivele.

Do ia arrijnë, patjetër, por sigurisht jo menjëherë. Dhe për një Milan që ka për objektiv rikthimin në Champions League në fund të kampionatit, me shqetësimin se ku do të jetë në mars, disa blerje të tjera cilësore do të ishin të paçmueshme.

EDHE TRI OSE KATËR TË TJERA

Deri më tani, strategjia e Milanit kah merkatos së janarit 2026 është kjo: të sjellë një qendërmbrojtës të ri me eksperiencë dhe të përqendrohet mbi një anësor të djathtë cilësor.

Për rolin e parë, ‘casting’ është zyrtarisht i hapur: në lojë ka vërtetë shumë emra, si në Itali ashtu edhe në Evropë.

Ndërsa, për të dytin, lista duket se është ngushtuar në dy: Arnau Martinez (Girona) dhe Juanlu Sanchez (Sevilla).

Ka mundësi edhe që Rossonerët të përqendrohen mbi një mbrojtës të majtë të ri, me si alternativë e Pervis Estupinan është vetëm djaloshi Davide Bartesaghi dhe mbi një tjetër qendërsulmues, veçanërisht nëse Santiago Gimenez nuk nis të shënojë rregullisht.

AFERAT ME REALIN

Në këtë drejtim, është folur shumë, gjatë ditëve të fundit, për një interesim të Milanit për Gonzalo Garcia, në në merkaton kalimtare të riparimeve dimërore.

Klasi 2004, qendërsulmuesi spanjoll, i rritur në “La Fabrica” (akademia) e Real Madridit, bëri një paraqitje të pabesueshme në Botërorin e fundit për Klube në Shtetet e Bashkuara me ‘Blancos’-at e Xabi Alonsos.

Ka realizuar katër gola dhe një asist në gjashtë ndeshje në SHBA. Një bomber rrace, i cili, megjithatë, nuk po gjen hapësirën e duhur në këtë fillim sezon (vetëm 91 minuta në pesë ndeshje të La Liga) dhe që, për këtë arsye, mund të largohet në huazim, me opsion blerjeje në janar. Drejt Milanit? Marrëdhëniet midis dy klubeve janë shumë të mira.

SCOUTËT NË SPANJË

Dhe ku i dihet, ndoshta pikërisht marrëdhëniet e mira midis Real Madridit dhe Milanit mund të çojnë në janar ose qershor, në një goditje merkatoje të çmendur nga ana e Djallin në ‘Casa Blanca’.

Sipas kolegëve të ‘Caught Offside’, në fakt vëzhguesit e Milanit do të ishin parë shpesh, gjatë këtyre javëve të fundit, në stadium, duke ndjekur ndeshjet e Real Madridit në kampionat.

Objektivi? Të vëzhgojnë sërish Arda Guler. Fantazisti turk, klas 2005, pëlqehej prej Rossonerëve që kur luante për Fenerbahçen. Ky interes nuk është zbehur kurrë, edhe pse Guler, gjatë dy viteve të fundit, ka luajtur me vazhdimësi në Spanjë.

Deri më tani, këtë sezon, turku ka realizuar tashmë katër gola dhe tre asiste në nëntë ndeshje midis kampionatit dhe Champions League. Nga ajo që kuptojmë, vështirë se mund të largohet nga Real Madridi për një destinacion tjetër. Edhe pse është shumë i dhënë pas Milanit.

Të shohim nëse eventualisht presioni i Djallit do të ketë ndonjë efekt.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente