Milan, nuk është më i paprekshëm: Allegri gati të ndryshojë mesfushën

Deri më tani ka qenë titullar i padiskutueshëm, por tani nuk është më i paprekshëm: Alegri, zgjidhje të reja në mesfushë

Milanistat
3 Min Read

Milan-Roma ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për kuqezinjtë. Që rizbuluan tre pikët, por mbi të gjitha, performancën e tyre.

Nëse përjashtojmë tridhjetë minutave të para, gjatë të cilave skuadra e Gasperinit ishte qartësisht superiore në nga cilësia e lojës dhe rasteve të krijuara, njerëzit e Allegrit e merituan të fitonin e, madje, mund të kishin shënuar më shumë gola.

Pjesërisht për shkak të pasaktësisë, pjesërisht për shkak të aftësisë së Svilar, rezultati u saldua në 1-0. Por dhe kaq mjafton për t’i rikthyer tre pikët në Milanello pas dy barazimeve rradhazi kundër Pizës dhe Atalantës.

Për më tepër, duhet theksuar, Milani fitoi pa Tomorin, Rabiot, Pulisic dhe Estupinan, por me një Saelemaekers të jashtëzakonshëm në fushë, tashmë po aq thelbësor sa Modric dhe si Pulisic.

Rrezikon, vendin e titullarit

Por është një lojtar, deri më tani titullar i padiskutueshëm, që mund ta humbasë vendin në skuadër ndeshjet e ardhshme, veçanërisht pas rikthimit të Adrien Rabiot, që mund të ndodhë që në Parmë.

Lojtari që dje pati më shumë vështirësi ishte pra Youssouf Fofana, autor i një sërë gabimesh për karton të kuq, përfshirë edhe penalltinë e pësuar, të cilat pothuajse i mundësuan Romës të shënonte.

Por, përtej këtyre dy incidenteve, francezi pati vështirësi të mëdha në përgjithësi: me kontrollin e topit, në fitimin e dueleve dhe në zgjedhje.

Zgjidhje të reja në mesfushë

Ndërkohë, siç thamë, po i afrohet rikthimit në fushë Rabiot dhe kjo rrezikon t’i përziejë sërish kartat dhe ta bindë Allegrin të bëjë disa ndryshime pikërisht në mesin e fushës.

Fofana ka cilësi që i kanë pëlqyer gjithmonë trajnerit livornez, por performancat nuk janë të mjaftueshme për të justifikuar praninë e tij të vazhdueshme në fushë si titullar, veçanërisht me përmirësimin e Samuele Riccit (në një performancë mjaft të mirë edhe dje) dhe rikthimin e Ardon Jasharit.

Ish Torino dhe ish Club Brugge janë dy armët shtesë Rossonere që mund ta rrezikojnë ta venë në dyshim serioz vendin e titullarit të Fofana, nëse vazhdon me të njejtat vështirësi si të ndeshjeve të fundit.

Jashari apo Ricci, bashkë me Modric dhe Rabiot, do ta shtonin goxha nivelin teknik të mesfushës dhe do të ofronin më shumë zgjidhje.

Fofana mbetet një lojtar shumë i dobishëm, veçanërisht në fazën e lojës pa top dhe për aftësitë e tij të mira në presionin e parë, por në këto aspekte mund të përmirësohen edhe të tjerët.


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>



Share This Article