Milani po përgatit një goditje në sulm që mund të trondisë merkaton. Është me të vërtetë një tjetër emër i madh, e kanë seriozisht apo është thjesht një ëndërr e parealizueshme?
Milani mund të jenë ndër skuadrat protagoniste në garën për një emër të madh në merkaton e rradhës. Klubi në të vërtetë ka investuar shuma të konsiderueshme në dritren e sapombyllur të merkatos së riparimeve dimërore, për të forcuar sulmin: u përqëndrua te Santiago Gimenez dhe ia arriti me sukses goditjes edhe pas rezistencës shumë të fortë të holandezëve të Feyenoord, të cilëve tashmë iu duhet të bëjnë pa sulmuesin e tyre kryesor për pjesën e mbetur të sezonit. Megjithatë, vendimet e ardhshme të Milanit mund të lënë me gojë hapur tifozët dhe specialistët e fushës, nëpërmjet përgatitjes së një goditjeje të madhe, sërish në sulm, edhe pse kjo do të varet nga drejtimi taktik që do të ndjekë trajneri. I cili mesa duket përsa i përket sulmit, edhe në ndeshjen e djeshme iu desh të përballej me probleme që duhen zgjidhur shpejt.
Profili në qendër të vëmendjes
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Emri që ka tërhequr vëmendjen e Milanit, por jo vetëm, pasi edhe Juventusi dhe klube të tjera të mëdha evropiane janë pas tij, është ai i një sulmuesi që luan si i huazuar në Turqi. Lojtari është në qendër të shumë zërave të merkatos së ardhshme. Paraqitjet e tij kanë tërhequr edhe vëmendjen e Chelsea, Arsenal dhe Liverpool në Premier League, por nuk mungojnë zërat edhe për një interesim të mundshëm të Real Madrid dhe Barcelonës. Pavarësisht konkurrencës shumë të madhe ndërkombëtare, e ardhmja e tij mbetet në pikëpyetje, me shumë ekipe që presin të shohin se si do të evoluojnë situatat.
Një opsion shumë kompleks
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Bëhet fjalë për Victor Osimhen, i cili me përjashtim të ndonjë kthese të bujshme të papritur, në fund të sezonit do të rikthehet te Napoli, por jo për të qëndruar aty. Janë kolegët e portalit Calciomercato, të cilët shpjegojnë se blerja e tij për Milanin mbetet shumë e vështirë. Edhe pse lojtari ka refuzuar ofertat nga Arabia Saudite, zgjedhja e tij përfundimtare do të varet nga disa faktorë, përfshirë vizionin e trajnerit të Milanit dhe jo vetëm të tij, si dhe disponueshmërinë financiare të klubeve. Për më tepër, Napoli, mund edhe t’i bëjë rezistencë shitjes së nigerianit në Serie A: e ardhmja e Osimhen është e gjitha për t’u shkruar.