Milan, jo vetëm Doué: një tjetër pistë merkatoje për mbrojtësin e djathtë
Siç ja kemi parathënë edhe disa ditë më parë, një sy edhe për Wilfried Singo të Monaco për krahun e djathtë. Ish Torino e njeh mirë Serie A, ka fituar eksperiencë të konsiderueshme pavarësisht se është relativisht i ri (24 vjeç) dhe për nga karakteristikat që ka, i pëlqen goxha Tares dhe njerëzve të tjerë të merkatos Milan. Lojtari nga Bregu i Fildishtë i është ofruar Milanit, i cili ka ana e tij po e vlerëson këtë kandidaturë. Kostot për Singo do të ishin sigurisht më të ulëta se ato për Doué: një tjetër mundësi merkatoje që ia vlen të merret në konsideratë nga Rossonerët.