Milani ka shtypur levën duke i dhënë gaz merkatos së tij verore, veçanërisht gjatë orëve të fundit. Vetëm pak përpara firores 4-2 me Liverpulin në Singapor, u arkivua me Brighton edhe çështja Pervis Estupinan, i cili do të jetë mbrojtësi i ri i majtë i Allegrit.
Duhet theksuar se kemi të bëjmë me një marrëveshje të rëndësishme merkatoje për Rossonerët, të cilët më në fund kanë gjetur trashëgimtarin e Theo Hernandez, të paktën në letër.
E rëndësishme është që Tare tani mund të përqendrohet në objektiva të tjerë të mëdhenj merkatoje. E në fakt, sipas lajmeve të fundit që qarkullojnë në ambjentin Rossoner gjatë këtyre orëve, Milani do të kishte në mendje gati goditjen e tij të ardhshme të merkatos.
Ja goditja e ardhshme e merkatos Milan
Pasi sistemimit të krahut të majtë me Estupinan, kuqezinjtë tani kërkojnë të sigurojnë një mbrojtës të ri të djathtë titullar. Tani është ky prioritet i Milanit, që ka në mendje disa objektiva. Me sfumimin e Marc Pubill, ëndrra e merkatos së Tares do të ishte Guela Doué i Strasburgut.
Anësori francez klas 2002, i pëlqen shumë Milanit, i cili tashmë ka bërë disa hapa dhe ofertën konkrete. Rossonerët kanë arritur në rreth 20 milionë euro, por Strasburg synon lart dhe kërkon më shumë: midis 25 dhe 30 milionë euro.
Drejtori sportiv shqiptar do të vazhdojë të punojë për marrëveshjen në përpjekjeen për t’i ulur kërkesat financiare të klubit francez, por ndërkohë është edhe i detyruar të identifikojë alternativa të tjera të mundshme në merkato. Veçanërisht një do të ishte duke ngjitur me shpejtësi hierarkitë gjatë këtyre orëve:
Milan, jo vetëm Doué: një tjetër pistë merkatoje për mbrojtësin e djathtë
Siç ja kemi parathënë edhe disa ditë më parë, një sy edhe për Wilfried Singo të Monaco për krahun e djathtë. Ish Torino e njeh mirë Serie A, ka fituar eksperiencë të konsiderueshme pavarësisht se është relativisht i ri (24 vjeç) dhe për nga karakteristikat që ka, i pëlqen goxha Tares dhe njerëzve të tjerë të merkatos Milan.
Lojtari nga Bregu i Fildishtë i është ofruar Milanit, i cili ka ana e tij po e vlerëson këtë kandidaturë. Kostot për Singo do të ishin sigurisht më të ulëta se ato për Doué: një tjetër mundësi merkatoje që ia vlen të merret në konsideratë nga Rossonerët.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>
