Milani vazhdon të punojë në merkato për të përforcuar organikën në dispozicion të Max Allegrit. Me çështjen Jashari më në fund të mbyllur, tani Rossonerët po mendojnë një tjetër blerje të madhe: ja çfar tregojnë të rejat më fundit të zbuluara nga eksperti i merkatos Gianluca Di Marzio
Ardhja e Jasharit, sado e rëndësishme dhe e shumëpritur, nuk e vulos merkaton Milan në hyrje, përkundrazi. Klubi Rossoner ka në fakt disa objektiva ende në lojë dhe ende shitje të tjera të mundshme që mund të modifikojnë planet dhe strategjitë e drejtorit sportiv Igli Tare. Një shembull është Malick Thiaw.
Mbrojtësi konsiderohet i rëndësishëm nga Allegri, i cili nuk dëshiron ta shesë dhe për këtë, Milani ka vendosur një çmim shumë të lartë për shitjej e tij (mbi 35 milionë euro). Por janë disa klube, përfshirë shumë të pasurit e Newcastle, që po bëjnë presion, madje ky i fundit tashmë ka paraqitur edhe një ofertë të parë, të refuzuar nga kuqezinjtë.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Është e qartë, pra, se në rast të një rilançimi të paturpshëm, Milani mund edhe ta shesë Thiaw e më pas të rikthehet me forcë në merkato edhe për një qendërmbrojtës të ri të nivelit të lartë (një sy gjithnjë te Giovanni Leoni i Parmës). Thënë këto, gjatë këtyre orëve të fundit, është folur edhe për një tjetër goditje të madhe në program për Milanin. Të rejat më të fundit përsa i përket kësaj çështjeje, i ka zbuluar eksperti i njohur i merkatos, Gianluca Di Marzio.
Ja objektivi i merkatos Milan
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Përmes faqes së tij zyrtare në internet, gazetari ka nënvizuar se: “Milani është në punë për të sjellë një tjetër sulmues te Rossonerët dhe një nga emrat është Rasmus Hojlund: Manchester United, në fakt, mund të hapet për një huazim nëse do të vinte Sesko. Kështu, Rossonerët do të ishin të gatshëm të përfitonin nga mundësia nëse formula do të rezultojë e pranueshme për Milanin”. Por tani vëmende, sepse të tjera risi në këtë drejtim janë zbuluar edhe një ekspert tjetër i madh merkatos, si Fabrizio Romano.
Lajmet më të fundit
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Ja çfarë ka zbuluar gazetari i njohur në kanalin e tij YouTube: “Me Seskon në ardhje, Hojlund mund të largohet nga Manchester United dhe Milani është absolutisht i informuar për këtë çështje. Rossonerët kanë marrëdhënie vërtetë shumë të mira me ndërmjetësit që merren me operacionin Hojlund dhe janë informuar mbi mundësinë e marrjes së sulmuesit danez. Gjatë këtyre orëve po flitet shumë për një huazim. Të shohim, sepse deri më sot, United nuk ka bërë ende ndonjë hapje zyrtare në lidhje me huazimin e Hojlund. Mbi formulën duhet ende të punohet”. Romano më pas ka shtuar një tjetër pistë për t’u ndjekur gjitnjë me vëmendje të veçantë. “Nuk duhet lënë për asnjë moment mënjanë emri i Dusan Vlahovic. Janë dy çështje për t’u mbajtur në këmbë për sulmin e Milanit. Ajo që ka të bëjë Hojlund do të varet kryesisht nga formula dhe nga kushtet. Ndërsa për Vlahovicin, është një lojë pritjeje”. Shkurt, është një garë me dy kuaj midis Vlahovic dhe Hojlund për qendërsulmuesin e ri të Milanit: diferencën do ta bëjnë kushtet financiare, formulat dhe kohët”.