MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Milan, një skuadër gjithnjë e më e madhe. Me shpikje të reja, (edhe) nga Guardiola
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Milan News

Milan, një skuadër gjithnjë e më e madhe. Me shpikje të reja, (edhe) nga Guardiola

By
Milanistat
03.11.2023
4 Min Read
Share
SHARE

Janë luajtur vetëm tre ndeshje të para në kampionat dhe është e kotë të nxjerrim konkluzione apo të brohorasim fitore. Pas pauzës për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, gjërat do të fillojnë të bëhen serioze me të gjitha skuadrat që do ta kenë kaluar fazën e parë të ambjentimit me kampionatin, me merkaton e mbyllur dhe me prezantimin në kupat e Evropës. Milani, tani për tani, ka fituar tre në tre, por përtej nëntë pikëve të para të fituara, ajo që na bën të buzëqeshim është evolucioni i ri i kuqezinjve, shumë i dukshëm, i cili tani për tani po jep rezultate të shkëlqyera.

“Piolizmat” e reja

La Gazzetta dello Sport këtë mëngjes rishikon edhe një herë të gjitha kohët dhe mënyrat sesi Stefano Pioli ka arritur të vërë firmën e tij në sukseset e Milanit të dy viteve të fundit. Në sezonin e Skudetos, ishte Kessie si mesfushor sulmues fizik, balancues dhe i përkushtuar ndaj shtytjes përpara të skuadrës; vjet ishin mushkëritë e Tonalit dhe talenti i Leaos që i shkundën kuqezinjtë tek endeshin ndën valët e një sezoni të komplikuar. Këtë vit, me shumë ndryshime në skuadër dhe një rreshtim të ri taktik (të paktën, në letër), Djalli ka ndryshuar sërish fytyrë. Një “Piolizëm” i ri duket se është roli i Calabrias, që lëviz në mes të fushës për të bërë organizatorin, përveç shumë përballjeve dhe ndërhyrjeve të tjera në përgjithësi. Deri tani gjërat kanë ecur mirë, fryt edhe i blerjeve të reja shumë specifike që Pioli pati kërkuar: “Nuk i sugjerova klubit emra por role dhe karakteristika. Mbrojtës anësor për një kundër një, me lojëra individuale që të mund të hapin mbrojtjet më të bllokuara. Dhe më pas mesfushorë që të ndërhyjnë”. E këto janë ekzaktësisht karakteristikat që mbërritën në Milanello dhe që po e bëjnë Milanin shumë më të paparashikueshëm në sytë e kundërshtarit.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Guardiola

Nëse studiohet me kujdes se si funksionon Milani i sotëm, pas tre ndeshjeve të kampionatit, mund të vërehet një influencë e fortë mbi kuqezinjtë e Pep Guardiolës. Sa për të qenë të qartë, nuk duam t’i krahasojmë dy skuadrat, Manchester City aktualisht është skuadra më e fortë e të gjithë planetit, thjesht duam të theksojmë se si disa nga detamet e reja taktike të Piolit janë frymëzuar qartësisht nga Guardiolan. Pozicioni më qendror i lartpërmendur i Calabrias, në fazën e vendosjes, të kujton shumë atë të John Stones te Cityzens. E pastaj, duke u rikthyer sërish te anësorët, Reijnders dhe Loftus-Cheek zbresin në fushë pa një pozicion të vërtetë fiks, janë gati për t’u hedhur nëpër hapësirat e hapura të atyre që janë në fasha (Leao dhe Pulisic për momentin) të cilët luajnë gjerë apo lëvizin shumë brenda fushës. Një ndërthurrje lojtarësh anësorë, mesfushorë dhe mbrojtësa që gumëzhijnë rreth të vetmes referencë qendrore: te Milani është Olivier Giroud, te City është Haaland. Punimet në vazhdim po shkojnë mirë dhe ndoshta edhe më shpejt nga sa imagjinohej: porse tani gjërat do të fillojnë të bëhen më serioze dhe, duke pasur parasysh fazën e komplikuar të grupeve të Champions League, bankoprovat do të jenë rresht, njëra pas tjetrës.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
AC Milan, Jashari është numri i ri 30: ja kush e ka veshur këtë fanellë përpara tij
“Shtrëngim duarsh”, e bujshme Milan: punë e kryer rikthimi
Milan, Capello: “Jashari, është i një tjetër lloji. Gimenez, disa dyshime. Vlahovic..”.
Galliani dhe firmat më afër, si superkonsulenti i RedBird, apo si kreu i futbollit Milan
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Më të lexuarat e ditës

Merkato Milan

Milan, ofertë marramendëse: 100 milionë euro ‘në dorë’, menjëherë

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?