Milani dhe Sérgio Conceição luajnë gjithçka në muajin e shkurtit, pesë ndeshje për katërmbëdhjetë ditë. Kalendari që nuk i ndihmon aspak kuqezinjtë
Milani këtë muaj shkurti do të luajë për gjithçka, duke filluar me ndeshjen e së mërkurës kundër Feyenoord-it, në ndeshjen e parë të play-off-it të Champions League. Pesë ndeshje në katërmbëdhjetë ditë për kuqezinjtë e Sérgio Conceição, të cilët po luajnë për gjithçka mes Champions League dhe kampionatit.
Kuqezinjtë në kampionat do të përballen me Hellas Veronën, Torinon dhe ndeshjen e rikuperimit kundër Bolonjës, tre sfida delikate ku kuqezinjtë duhet të marrin pikët e plota për t’iu afruar zonës së Champions League e cila tashmë është shtatë pikë larg e me një ndeshje më pak.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Do të jetë një muaj delikat për kuqezinjtë, ku nuk lejohen hapa të gabuar për të vazhduar të ushqehen shanset për t’u kualifikuar në Champions League e ardhshme. Blerjet e mëdha të merkatos së riparimeve dimërore do të duhet t’i tërheqin kuqezinjtë, trajneri portugez e di mirë se ky do të jetë një muaj i rëndësishëm për të dhe për Milanin, hyrja në të Tetat e Finales së Champions League dhe mbyllja e diferencës në zonën e Champions në kampionat janë brenda mundësive të kuqezinjve që duhet të shkelin pedalin e gazit.