Në rënie të lirë në humnerë, zhytet Conceiçao e bashkë me të edhe ekipi, duke tërhequr zvarrë deri në fund edhe shpresat e fundit.
Vetëm 20 sekonda për rastin e parë gol në këmbën e majtë të Gimenez, që godet lart. Vetëm 2 minuta për tentativën e parë të ngathët të Thiaw për autogol. Bologna-Milan nis me skenarin e zakonshëm thriller që kapërcen modulet dhe formacionet, ku vazhdon të befasojë lënia jasht formacionit titullar të Pulisic për të privilegjuar një 4-3-1-2 që shtyn Rejinders në mesfushë, bashkë me Musah dhe Fofana, duke shpërblyer Joao Felix sërish titullar.
Rossoblùtë lëvizin më mirë në çerekun e parë të orës së ndeshjes, duke luajtur me shumë lehtësi nga krahët, pastaj rriten në zotërimin e topit, por krijojnë vetëm një rast të madh.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Kur skuadra e Conceiçao dukej se po e mbyllte pjesën e parë në apnea, ja ku vjen goditja: një top në treçerekfushë nga Maignan, një prekje në ajër nga Gimenez për Leao që i shmanget De Silvestrit, kalon Skorupskin dhe në sekondat e fundit të pjesës së parë përcjell topin në rrjetë.