Me fundin e sezonit gjithnjë e më afër, në Casa Milan po mendohet çdo ditë e më shumë për të ardhmen, që tani, por një lajm i fundit merkatoje mund t’i ndërlikojë planet. Theo Hernandez mund të përfundojë te Real Madridit, me një lamtumirë të mundshme nga Rossonerët, që do të merrte formë përmes një shkëmbimi të bujshëm. Perspektiva e largimit të mbrojtësit francez nga Milani për t’u rikthyer në Madrid po nxit dyshime midis tifozëve, duke hapur një kapitull të pasigurt për të ardhmen e Milanit. Një operacion i këtij lloji mund të trondisë thellësisht ekuilibrat që kanë të bëjnë me sezonin e ardhshëm.
Merkato e rradhës Milan premton të jetë një revolucion i vërtetë, me shumë lojtarë gati për t’u larguar për të bërë vend për të ardhurit e rinj. Por, orët e fundit, një ide vërtet e bujshme merkato po merr formë: ardhja e një partneri fantastik në sulm për Santi Gimenez. Kjo lëvizje mund ta forconte edhe më shumë sulmin Rossoneri, duke i dhënë klubit një dyshe sulmuese me cilësi shumë të lartë. Drejtuesit duken gati për t’u përqendruar mbi talentet e reja, që të ndërtojnë një skuadër shumë më konkurruese sezonin e ardhshëm, duke i dhënë një shtysë të konsiderueshme fazës ofensive të Milanit.
Sipas kolegëve të TBR Football, në Angli, Tottenham po vlerëson shitjen e Richarlison. Megjithatë, nëse nuk do të ishin në gjendje të gjenin një blerës të pranueshëm për një shitje përfundimtare, për shkak edhe të shumës së lartë të kërkuar për kartonin e brazilianit, klubi londinez mund të optojë edhe për një huazim, një situatë që mund të favorizonte Milanin. Në këtë skenar, Richarlison mund t’i bashkohej repartit ofensiv të Rossonerëve, duke alternuar me Santiago Gimenez, në qendër të sulmit. Dyshja e formuar nga të dy mund të krijonte një vijë sulmi vërtet të frikshme, duke forcuar ndjeshëm sulmin e Milanit për sezonin e ardhshëm dhe duke rritur pritshmëritë e tifozëve.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>