Dhe vendi i tetë u zu. Ndeshja e fundit e sezonit të Serie A 24/25 u përjetua nga tifozët Rossonerë me një shpresë të vetme: të shmangej ndeshja e të 32-ave e Coppa d’Italia, kundër Barit. Por s’mund të bëhej asgjë, meqë Fiorentina fiton në Udine dhe i dhuron Milanit një, e përsërisim dhe stërpërsërisim, vend të tetë të dështuar. Një kampionat, faktikisht entuziast, që kulmoi me një luftë për Scudetton, kulminuar me një luftë të egër e që pa në fund të saj 82 pikët që i dhuruan Napolit tringjyrëshin e katërt në historinë e tij. Nënvizojmë, kuota Scudetto ishte 82 pikë dhe Milani, i cili vitin e kaluar arriti 75, NUK u përfshi KURRË në ndonjë luftë të fortë, por të realizueshme, përfshirë edhe në garën për vendin e tretë dhe të katërt, për kualitetet në dispozicion i kishte.
Milan, mbaji fort lojtarët e tu më të mirë. Tare dhe dy rrugët që duhen ndjekur
Tani ia rinisim sërisht, me një kurs të ri, me zyrtarizimin e Igli Tares. Drejtuesi shqiptar është bërë Drejtori i ri Sportiv i kuqezinjve e me të, dhe vetëm me të, Milani duhet t’ia rinisë. Tare duhet të ketë liri maksimale manovrash, do t’i duhet të arsyetojë nëpërmjet ideve të tij dhe të dëgjojë instinktin e tij, atë intuitën e një njeriu që në futboll ka punuar prej shumë vitesh. Me gjithë respektin për Furlanin, sepse edhe llogaritë janë të rëndësishme, por reflektimi para pasqyrër me bilanc në dorë e ka çuar Milanit në përjashtimin e nga Champions League e pasur.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Rrugët për t’u ndjekur janë vetëm dy, duke qenë se klubi Rossoneri gjendet shpatulla për muri. E para është ajo më logjike, ku, pasi dështoi keqas me “grupin e punës”, Milani duhet të mendojë nëpërmjet vetëm një mendjeje. Mjaft me vendimet kolegjiale, mjaft me qëndrimin pritës që çon vetëm në vonesa të rënda: Djalli duhet të nisë t’ia kalojë konkurrencës. Në u bëftë bëhet fjala për lojtar a trajner, nëse përcaktohet Plani A, duhet bërë gjithçka për ta arritur.
Ndërsa rruga e dytë, nga ana tjetër, është ajo afatshkurtra. Rreziku, konkretisht, është ai i një eksodi të rëndësishëm, me shumë lojtarë, më të mirët, të cilët duket se kanë një këmbë jashtë Milanellos. Nëse RedBird & Elliott do që të shmangë ndonjë protesta tjetër, do të duhet të bëjë gjithçka që mundet për t’i mbajtur. Nuk po flasim për Reijnders, i cili tashmë duket se është me një këmbë e gjysmë në oborrin e Guardiolës, por për të shumëpërfolurit Rafa Leao, Theo Hernandez, Mike Maignan dhe Chris Pulisic. Për t’u rikthyer të mëdhenj përsëri, duhet t’ia rinisim prej tyre, jo vetëm sepse përfaqësojnë pjesët më të mira tonat, por sepse kanë nevojë të vlerësohen përsëri. Nuk ishin skarco më parë dhe nuk janë sigurisht as tani, ndaj pse të privohemi prej tyre dhe t’i japim jetë një revolucioni total që mund edhe të mos na sjellë ndonjë përfitim?
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>