MilanistatMilanistatMilanistat
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
Reading: Milan, nga llogaritë deri te Ibrahimovic, rreziqet nuk janë të lumtura. Sikur Cardinale të dëgjonte tifozët…
Share
Font ResizerAa
MilanistatMilanistat
Search
  • Home
  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Jo vetëm Milan
  • Video MILAN
  • Amarcord
Follow US
Editorial

Milan, nga llogaritë deri te Ibrahimovic, rreziqet nuk janë të lumtura. Sikur Cardinale të dëgjonte tifozët…

By
Milanistat
16.05.2024
5 Min Read
Share
SHARE

Në ndërhyrjen e tij të fundit publike, Gerry Cardinale ishte shumë i qartë. Ai tha: “Partnerët tanë janë tifozët dhe këtë e marr shumë seriozisht. Në Itali duhet marrë shumë seriozisht dhe unë e bëj”. Po të duash të mendosh keq, mund të thuash që kjo ishte kuptuar në ajër qysh në lidhje me kontaktet e para me Lopeteguin, i cili u “mohua” menjëherë nga tifozët, humori i të cilëve, i parë nga Milano në SHBA, ia ndryshoi mendjen në tërësi gjithë management në casa Milan.

Tani na thonë se me spanjollin nuk ishte arritur asgjë vendimtare dhe, duke gjykuar nga radha e ngjarjeve, kështu pikërisht ndodhi. Nëse do të kishin firmosur me Lopeteguin, tani nuk do të mund të tërhiqeshin më. Më mirë kështu, mund të shtohet. Mirëpo, zgjedhja e trajnerit të ardhshëm të Milanit nuk është ende çështje publike. Fakti që çdo ditë dalin kandidatë të rinj dhe profile të papublikuara më parë është konfirmim i qartë i kësaj gjëje. Sidoqoftë, është e dobishme dhe konstruktive që në selinë e klubit tonë të dashur të shqyrtohen rreziqet e një profili të aftë për të shumëfishuar skepticizmin aktual që po vërehet mes tifozëve.

Nuk ishte nevoja për intervistën e dhënë nga zëvendësi i Contes, Stellini, për TeleLombardia për të kuptuar se Antonio Conte do të ardhur me vrap në Milanello dhe se të gjitha klishetë (“ai kërkon një merkato të pasur, do të largonte Leaon, etj”) e thëna për të u fshinë me një të rënë të lapsit nga bashkëpunëtori kryesor i teknikut leçez. Nuk dua të mbështes tezën “ose Conte ose vdekje”, por dua të kufizohem në deklarimin e rreziqeve të Po-së së munguar ndaj  trajnerit puliez.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Ia filloj me të parin, të një natyre ekonomike: me Conten te Milani, Napoli do të mbetej duarbosh dhe do të duhej të shqyrtonte një kandidat tjetër, ndoshta Piolin, duke i larë kështu duart e Milanit nga paga e tij (e plotë) për sezonin e ardhshëm.

Kalojmë tek e dyta: Conte te Napoli është në gjendje të rilançojë menjëherë një skuadër që nuk ka qenë kurrë konkurruese këtë vit dhe do të ishte në gjendje të luftonte për një nga vendet e para pothuajse menjëherë.

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

E treta, e cila është edhe më piktoreskja: nëse bëhet një referendum mes tifozëve interistë dhe një sondazh i fshehtë në zyrat e klubit zikaltër, do të zbulonit se ardhja e Contes në Milanello do të përjetohej me shqetësim të veçantë.

Të shohim tani skenarin pa Conten te Milani. Me ardhjen e mister X, me përjashtim të ndonjë zgjedhjeje surprizë, cilat mund të jenë pasojat?

BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>

Një: edhe përkundër një merkatoje të synuar, sigurisht që do të ishte një numër më i ulët i abonentëve, teksa fluksi në San Siro do të varej nga rezultatet e para të skuadrës së ngritur.

Dy: barazimi i parë zhgënjyes apo edhe humbja e parë e papritur do të krijonte një klimë mosbesimi me efekte vicioze mbi skuadrën, që, siç duhet të na kujtohet, vitin e ardhshëm do të humbasë disa liderë të dhomës së zhveshjes, Kjaer dhe Giroud, duke ekspozuar protagonistë të tjerë ndaj përgjegjësive serioze.

E treta: zgjedhja, e pambështetur në rezultate, do të çonte në humbjen e besimit, deri tani bazuar tërësisht në karrierën e tij si futbollist, ndaj Zlatan Ibrahimoviç, i cili nuk është ekspozuar kurrë në publik dhe ka publikuar vetëm një foto me mbishkrimin “vision and mission” në përpjekje për të dhënë siguri.

Por Milani nuk mund të administrohet me një foto! Edhe pse është e vërtetë që duhet të kompletojë vetveten në rolin e ri, mirëpo duhet ta bëjë shpejt sepse futbolli nuk pret askënd. Madje as Ibrën. Së fundmi për Ibrahimoviçin ka qenë Costacurta i cili ka shprehur një vëzhgim që duhet ndarë: sipas ish milanistit, tani komentues në Sky, ai duhet të kishte shtyrë edhe më ekspertët e grupit që të dilnin para kamerave për të shpjeguar arsyen e dështimeve kundër Romës dhe në derbi dhe të mos ia linin këtë punë shpjeguesve pa shumë peshë.

Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca
Të zgjedhësh midis Vlahovic dhe Hojlund, po… edhe jo. Ideja e çmendur Milan: po sikur të vinin të dy?
Klishe dhe paragjykime rreth Milanit: FAKTET e Pamohueshme që i çmontojnë
Skuadra entuziaste, tifozët entuziastë. Merkato e papërfunduar. Tare? Vendos akoma Furlani
Rikthimi i Gallianit, çfarë po ndodh në Casa Milan? Gjithçka që duhet të dimë
Share This Article
Facebook Pinterest Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Threads Email Copy Link Print
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




- News-

Bashkohu me ne

24/7 edhe në Mediat tona Sociale
Facebook Twitter Instagram

Milanistat News

Merkato Milan

AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit

Milan News

Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë

Merkato Milan

E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur

Më të lexuarat e ditës

Editorial

Radiografia e një skuadre Champions. Modric, Allegri dhe tifozët janë të uritur. Ku*vat nëpër karroca

Milanistat
Milanistat
08.08.2025
Merkato Milan, Hojlund afër Rossonerëve? Ja si janë në të vëretë gjërat
E bujshme Milan, kthesë e papritur: Tare i trondit të gjithë me lëvizjen e papritur
Milan, të grumbulluarit për sfidat kundër Leeds dhe Chelsea: mungojnë dy lojtarë
AC Milan: “Hojlund, kontakte të reja. Situata në zhvillim” – Lajmi i orës së fundit
- Përfito -
banner

Kjo faqe nuk është një gazetë e mirëfilltë pasi përditësohet pa ndonjë periodicitet. Prandaj, nuk mund të konsiderohet si produkt editorial në bazë të ligjit. Disa tekste ose imazhe janë marrë nga interneti ndaj konsiderohen se janë në përdorim publik; Nëse publikimi i tyre cënon ndonjë të drejtë autori, lutemi, na njoftoni me email, ato do të hiqen menjëherë

Harta e Milanistat.com

  • Milan News
  • Merkato Milan
  • Editorial
  • Video News
  • Amarcord
© 2020 – Milanistat.com është websiti më i informuar në Shqipëri për AC MILAN.
Çdo ditë lajme, mbi çdo argument që ka të bëjë me klubin tonë të dashur kuqezi. Ne jemi: Milanistat.com | Emocionet kuqezi.
Këtu mblidhen vetëm tifozat e Milanit.
| EMAIL: info@ milanistat.com | marketing@milanistat.com
Milanistat.com, unofficial site and not connected to the associazione calcio AC Milan. The AC Milan brand and logo are the exclusive property of A.C. Milan S.p.A.
Faqe jozyrtare dhe jo e lidhur me associazione calcio Milan. Marka dhe logo e AC Milan janë pronë ekskluzive e A.C. Milan S.p.A.
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?