Milani do të ringrihet nga Igli Tare, i cili do të firmosë për klubin Rossoner si Drejtori i ri Sportiv, orët e ardhshme. Drejtuesi shqiptar pra do të mbërrijë shpejt, kjo edhe pse kohë për të humbur për Djallin nuk ka. Tare do të duhet menjëherë të nisë punën në funksion të sezonit të ardhshëm dhe merkatos verore. Dhe njeriu i parë që do të zgjidhet për Milanin e ri padyshim që do të jetë trajneri për epokën pas Conceicao.
Milan, Tare zgjedh Italiano-n, por kujdes nga surprizat
Siç jua kemi zbuluar prej disa orësh tashmë, i preferuari i Igli Tares për stolin e Milanit është Vincenzo Italiano i Bolonjës. Një pistë konkrete, por edhe shumë e ndërlikuar, duke pasur parasysh që klubi rossoblù po përpiqet të rinovojë kontratën me trajnerit të tij dhe se vetë Italiano i ka dhënë përparësi absolute Bolonjës. Në këtë drejtim, eksperti i njohur i merkatos, Gianluca Di Marzio, në faqen e tij zyrtare të internetit konfirmon se: “Në krye të listës së preferencave është Vincenzo Italiano, i cili megjithatë është nën kontratë me Bologna-n dhe po negocion për rinovimin. Do të duhet të kuptojmë nëse kuqeblutë do të arrijnë ta bindin trajnerin apo ai do të pranojë të transferohet te kuqezinjtë”. Por jo vetëm kaq. Gazetari i Sky Sport zbuloi më pas disa opsione alternative dhe surprizë për Milanin: ja detajet:
Risi për pankinën Rossonere
Nëse Italiano është emri në krye të listës, mund edhe të themi se ai i një tjetër kandidati të madh si Maurizio Sarri po bie me shpejtësi në idetë e Milanit, pas mbërritjes së Tares. Drejtuesi shqiptar në fakt nuk është ndarë mirë me trajnerin toskan gjatë kohës së tij te Lazio dhe për këtë arsye nuk do të kishte hapësira që ata të punonin përsëri së bashku te Milani. Pra, kush mund të vijë në stolin e Milanit nëse rezulton e pamundur ardhja e Italianos? Di Marzio përmend disa emra, duke folur edhe për një sugjerim që do të ishte i bujshëm.
Ja çfarë raportoi eksperti i merkatos në faqen e tij zyrtare të internetit: “Emrat e tjerë janë ata të dy ish Juventusit: Massimiliano Allegri dhe Thiago Motta. Ndërkohë që është për t’u përjashtuar Sarri duke pasur parasysh marrëdhënien e patura në kohër e Lazios. Milani ka pasur kontakte indirekte për Allegrin, i cili nuk është mbyllur as ndaj klubeve të tjera, si dhe po mendon edhe për Thiago Mottën. Ish Juventusit dhe Bolonja aktualisht është vetëm një ide për t’u vlerësuar duke pasur parasysh se nuk ka pasur kontakte apo lëvizje nga klubi Rossoner”. Allegri sigurisht që nuk është risi, edhe nëse për momentin po i afrohet shumë Napolit për të zëvendësuar Conten. Një surprizë e mundshme absolute është Thiago Motta, aktualisht i lirë dhe në kërkim të një aventure të re pas asaj negative në stolin e Juves. Një zgjedhje që padyshim do të trondiste të gjithë ambjentin kuqezi. E ndërkohë, duke folur edhe për merkaton Milan, tani vëmendje maksimale.