Milan, në një vit, janë larguar 24 nga 35 lojtarë. Kush janë të mbijetuarit (dhe pse kanë qëndruar)

Dy merkato të bujshme kanë lënë në organikë vetëm 11 futbollistë Rossonerë. Dhe disa kanë rrezikuar serioz të largohen... Historitë e tyre

Milanistat
5 Min Read

Milani po shihet në pasqyrë dhe nuk po e njeh vetveten. Ku ka përfunduar ai zotëri një vit më parë niste sezonin? Kishte një fytyrë tjetër, estetikë tjetër, një tjetër stil veshjeje.

Milani ka ndryshuar 24 nga 35 lojtarët që patën zbritur në fushë vitin e fundit. Nga 27 të fotografuarit në verën e vitit 2024, plot 16 nuk janë më në qytet. Të larguar në adresa të reja, do të thoshte një këngë e De Gregorit. Në disa reparte, gjërat duke më keq se në të tjerë, por në përgjithësi, ishte një merkato unike, në çmendurinë e saj.

Nëpër Milanello, kanë kaluar pesë mbrojtës potencialë të djathtë dhe ka mbetur vetëm një: Emerson Royal, Calabria, Terracciano, Walker, Jimenez, të gjithë të larguar. Janë larguar të rinj e të vjetër (jo aq të rinj, të kuptohemi), të fortë dhe më pak të fortë. Praktikisht janë larguar të gjithë sulmuesit: Chukwueze, Liberali, Pulisic, Joao Felix, Morata, Jovic, Abraham, Okafor, Camarda, Omoregbe, Sottil. Tani të shohim historitë e atyre që kanë qëndruar me… drithërima në rritje.

Të blinduarit — Janë të pakët ata që kanë kaluar një vit të qetë, pa rrezikuar largimin. Gabbia, sigurisht. Loftus-Cheek, me 99%: u blindua me shpejtësi nga Allegri përpara se ta shihte në fushë. Pulisic dhe Pavlovic me pak drithërima: për Christian, pati zëra për oferta arabe, të cilat zgjatën një çerek ore a diçka më shumë, ndërsa për Strahinjën, asgjë nuk shkoi përtej disa hipotezave për shitje.

Të rinjtë — Janë ata meritojnë një diskutim të veçantë. Torriani dhe Bartesaghi pëlqehen goxha në Itali dhe jashtë saj, por AC Milan ka zgjedhur të mbështetet mbi ta dhe nuk i vuri kurrë në diskutim.

Ndryshe shkuan gjërat me Liberalin, me Camardën edhe, por për arsye krejt të ndryshme. Kthehemi te Torriani dhe Bartesaghi. Për portierin u interesua Lyoni i Fonsecës, trajneri që e pati lançuar: nuk u bë asgjë. Për mbrojtësin patën menduar disa skuadra, më së fundi Roma. Edhe këtu, Allegri, besoi tek ai: do të jetë rezerva e parë në të majtë, i Estupinan dhe ndoshta edhe i Pavlovic.

Rastet e humbura — Një hap përpara, drejt atyre që rrezikuan. Pati një moment kur Bayern mendoi të bënte një ofertë për Rafael Leaon. Pati edhe një ditë vere kur Youssouf Fofana ishte në qendër të zërave të merkatos nga Arabia Saudite, të cilat nuk u konkretizuan kurrë.

Asnjë prej dy hipotezave nuk u ngjiz dhe gjithçka për ta vazhdoi të rrjedhë qetë, pa probleme, falë atyre ngjarjeve të çuditshme zinxhirëve që adresojnë rrugët e jetës: duke pasur parasysh fuqinë ekonomike të blerësve, një ofertë nuk do ta kishte lënë Milanin indiferent. Do të flitet për këtë, edhe për këto, pas nja gjashtë muajsh, por kjo është një tjetër histori.

Rreziqet e mëdha — Tre lojtarë, më shumë se të tjerët, kanë rrezikaur: kishte ditë kur ishin më shumë jashtë sesa brenda Milanit.

Chelsea, në fillim të verës, e vuri Mike Maignan në krye të listës për portën e tij dhe mendoi seriozisht ta merrte në Botërorin për Klube. Për një javë, u mendua se do të ishte mbyllur një akord prej rreth 18 milionë euro. Allegri, menjëherë pas marrjes së detyrës, kërkoi të rifillonte me portierin kapiten dhe Milani e ndoqi: e hoqi Maignan nga merkato, një vendim që nuk i ndihmoi negociatat me Strasbourgun – klubin motër të Chelsea – për Guéla Doué.

Ndërsa Fikayo Tomori rrezikoi në janar. Rrezikoi shumë, shumë. Milani pati arritur një akord fillimisht me Juventusin dhe më pas me Tottenhamin, kështu Fik për dy herë tha “thanks but no, thanks”, faleminderit, por jo, faleminderit, unë do qëndroj këtu. Domethënia: ose më thuaj që jam i tepërt, ose unë qëndroj te Milani. Askush nuk ia tha kurrë.

Një hap nga gremina – Santi Gimenez është një hap përpara gjithë të tjerëve. Ishte afër largimit më shumë se Maignan. Më shumë se Tomori, rrezikoi të luante për një nga kundërshtarët e Milanit.

Gasperini pa diçka tek ai dhe në 48 orët e fundit të merkatos, shkëmbimi me Dovbyk mbushi faqet e mediave dhe diskutimet në rrjetet sociale. Santi qëndroi dhe, si kur vrapon drejt portës, nuk shikon prapa.

Milanistët donin ta mbanin, ai ka qenë tifoz i Milanit që fëmijë: tani ka një shans tjetër, çfarë të dojë më shumë?


BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE TË TIFOZËVE ROSSONERË, MILANISTAT.com, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA JONË, ME BASHKËPUNËTORË NË MILANO, ROMË, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK J’UA OFRON ME CILËSINË MË TË MIRË. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>>>, ose TË KLIKOSH NË LINKUN TJETËR KËTU>>>>>>


Share This Article
Pa Komente