Humbja e rëndë kundër Romës shënoi lamtumirën përfundimtare prej shpresave të mbetura evropiane, duke hapur kështu zyrtarisht dyert e një revolucioni të ri, total, në casa Milan. Klubi është gati të ndryshojë kurs dhe po përqendrohet mbi një projekt të ri, i cili do të nisë me ardhjen e afërt të Igli Tares si drejtor sportiv. Prioritet, pas njoftimit zyrtar, do të jetë identifikimi i një trajneri në lartësinë e kursit të ri dhe ndërtimi i një skuadre që mund të rilançohet me ambicie. Në këtë kontekst, po shqyrtohet me shumë kujdes edhe merkato italiane: janë disa lojtarë të rinj nga Serie A që kanë përfunduar në shënjestrën e gjigandëve kuqezinj për të nisur një cikël të krijuar mbi një bazë të fortë vendëse.
Të rinj italianë dhe lamtumira të rënda
Ndër emrat më të përfolur janë Comuzzo (Fiorentina), Coppola (Verona) dhe Leoni (Parma), të gjithë profile që Milani i ka ndjekur prej kohësh. Drejtuesit po vlerësojnë me kujdes edhe Lorenzo Pellegrinin: kapiteni i Romës ka një kontratë në skadencë më 2026, por rinovimi është pezulluar. Djalli do të ishin gati të sulmonte, veçanërisht nëse do të largohej Reijnders, për të cilin Manchester City do të ishte i gatshëm të ofronte një shumë marramendëse. Shitja e holandezit do të garantonte arkëtime të rëndësishme, për të mbushur edhe një pjesë të boshllëkut ekonomik të lënë nga mungesa në Champions League.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Një talent grek në shënjestër
Jo vetëm italianë! Midis profileve përtej Italisë, të vëzhguara me interes është edhe ai i Giannis Konstantelias, mesfushor sulmues klas 2003 që luan te PAOK Selanik. Talenti i ri grek do të ndiqej nga disa skuadra evropiane, përfshirë Milanin, Fiorentinën dhe Benfikën. Pavarësisht zërave të fundit për një transferim të mundshëm te Zenit, agjenti i tij ka mohuar çdo kontakt me klubin rus, duke konfirmuar dëshirën e lojtarit për të luajtur diku tjetër. Sipas vlerësimeve të Transfermarkt, vlera e Konstantelias është rreth 17 milionë euro: një shifër e përballueshme për një investim afatmesëm-afatgjatë. Mbetet për t’u parë nëse Milani do të vendosë ta bëjë këtë lëvizje apo thjesht do të monitorojë evolucionin e situatës së tij.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>