Nga e hëna e 8 korrikut, Milani ka nisur një kapitull të ri me Paulo Fonsekën në pankinë, i cili u prezantua zyrtarisht në një konferencë shtypi dhe që më pas drejtoi edhe seancën e parë stërvitore në Milanello. Pavarësisht skepticizmit të një pjese të mirë të tifozëve dhe jo vetëm të tyre, klubi nuk ka asnjë dyshim për zgjedhjen e bërë.
Portugezi konsiderohet si trajneri i duhur për të rivlerësuar skuadrën, duke nxjerrë në pah potencialin që ka mbetur i pashprehur përgjatë një viti e gjysmë të fundit. Stefano Pioli, që të paktën deri më 2022 ka bërë një punë të madhe, nuk ia arriti më pas ta bënte grupin për të kryer atë kërcim të fundit, të nevojshëm, në cilësi. Ai, si trajner, nuk e bëri dhe as nuk arriti ta kuptonte se si të nxirrte më të mirën prej lojtarëve të tij. Nuk ishte e gjitha për t’u hedhur, padyshim, por me angazhimin e Fonsekës drejtuesit janë të bindur se do të shohim një Milan që t’i përmbushë pritshmëritë.
Milan, çfarë ndryshon me Fonsekën: një futboll krejtësisht ndryshe
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Ish trajneri i Romës dhe Lille i ka shprehur tashmë disa prej koncepteve të tij rëndësishme, se si ai synon të bëjë që të luajë skuadra. Edhe pse me idenë për të dominuar ndeshjet nëpërmjet një futboll sulmues, ai kërkon edhe një ekuilibër të caktuar dhe do t’i kushtojë vëmendje të madhe edhe fazës mbrojtëse. Djalli u ka falur shumë raste kundërshtarëve, duke pësuar shumë gola, ndaj portugezi ka ndërmend do të ndërhyjë për ta ndryshuar këtë trend. Në këtë kuptim, merkato do të jetë shumë e dobishme, veçanërisht në lidhje me blerjen e një mesfushori mbrojtës në gjendje për të bllokuar që në mesin e fushës.
Lamtumirë përplasjeve tek për tek dhe në të gjithë fushën, do të ketë një tjetër mënyrë mbrojtjeje. Fonseca dëshiron një skuadër që bën pressing të madh, padyshim në mënyrë të organizuar dhe që të jetë reaguese në momentin që humbet topin. Dominimi, pressingu, riagresiviteti dhe ekuilibri: katër koncepte kryesore.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>
Përsa i përket manovrës së lojës, me Piolin, Milani përpiqej të ishte më i shpejtë dhe më i drejtpërdrejtë. Në Francë, Lille e Fonsekës ishte e dyta vetëm pas PSG-së për sa i përket sekuencave të pasimeve, pra me veprime më të ngadalta dhe pasime më të shkurtra. Duhet të presim më shumë qarkullim.
Janë të shumta ndryshimet me të cilat do të përballen lojtarët me trajnerin e ri. Ata do të duhet të jenë të zotët në përshtatjen e shpejtë me risitë tekniko-taktike, gjë jo e lehtë edhe në planin mendor. Pasi je mësuar të luash në një mënyrë të caktuar, mund të mos jetë e menjëhershme reagimi në aplikimin e kërkesave të reja. Fonseca do të duhet të jetë në gjendje t’i bëjë të gjithë të besojnë në projektin e tij, duke rritur dhe nxjerrë në pah cilësitë e secilit futbollist.