Milan, ndërhyn Cardinale: ndryshon strategjia për bomberin e ri

Milani rishikon strategjinë e tij të merkatos: klubi Rossoner po përgatitet të bëjë një goditje të madhe për bomberin e rij. Vjen kthesa e shumëpritur

Milanistat
4 Min Read

Kanë mbetur më pak se dy javë deri në mbylljen e dritares verore të merkatos dhe Milani vazhdon kërkimin e tij mbi një qendërsulmues të ri për t’ia dorëzuar mister Max Allegrit. Kohët e fundit, Rossonerët janë përqendruar mbi Rasmus Hojlund, duke gjetur derën e hapur nga ana Manchester United. Klubi anglez, në fakt, do të kishte rënë dakord për një marrëveshje huazimi prej 6 milionë eurosh, me të drejtën e blerjejes së fiksuar 40-45 milionë euro.

Megjithatë, marrëveshja nuk ka gjetur realizim për shkak të ish Atalantës. Hojlund, në fakt, duket se është ende i bindur se mund t’i luajë ende kartat e tij te Manchester United, pavarësisht ardhjes së Seskos. Pra, Milan do të ishte rikthyer mbi emrin e parë, atë që ishte dhe zgjedhja kryesore Rossonere, ajo për të cilën bien dakord të gjithë në katet e larta të klubit të rrugës Aldo Rossi: Dusan Vlahovic.

Milani ndryshon strategjinë

Milan do të ishte rikthyer sërish me vendosmëri në pistën që të çon te Dusan Vlahovic. Sipas gazetarit të merkatos Matteo Moretto, klubi Rossoner do të ishte duke shqyrtuar një ndryshim strategjie për të sjellë sulmuesin serb në fanellën Rossonere.

Pengesa kryesore që aktualisht po e pengon klubin e Milanos të mbyllë operacionin është e lidhur me pagën e futbollistit. Dusan Vlahovic, kontrata e të cilit me Juventusin skadon në qershor 2026, përfiton një pagë prej 12 milionë eurosh në sezon nga Bianconerët. Shifër që shkon përtej parametrave të Milan, që ka një tavan prej afërsisht 5 milionë eurosh neto në sezon për pagat e lojtarëve.

Kështu mund të zgjidhet marrëveshja Vlahovic

Pra, për të zgjidhur situatën dhe për t’i dhënë Max Allegrit një qendërsulmues të ri, klubi do të ishte duke vlerësuar mundësinë e ngritjes së limitit të pagave, në mënyrë që të ketë më shumë liri veprimi për të arritur te ish Fiorentina. Ndërkohë që nuk do të kishte asnjë problem për të përmbusheur kërkesat e Juventusit. Për qendërsulmuesin klas 2000, Bianconerët kërkojnë rreth 20-25 milionë euro, një shumë që mund të bjerë me afrimin e mbylljes së merkatos së transferimeve.

Milan, gati edhe alternativat e Vlahivic: emrat

Plani A i Milanit pra, është Dusan Vlahovic, por Igli Tare do të ishte duke punuar edhe mbi disa alternativa të tjera. Në lista e klubit Rossoner janë Nicolas Jackson i Chelsea, Rasmus Hojlund i Manchester United, Breel Embolo i Monaco, Tolu Arokodare i Genk, Artem Dovbyk i Romës dhe Conrad Harder i Sporting Lisbon. Nëse marrëveshja me Vlahovic nuk do të realizohej, atëherë Tari do t’i garantonte Allegrit një bomber nga kjo listë.

Ndërkohë, Milan vazhdon të lëvizë në merkaton në dalje. Pas Malick Thiaw, i shitur te Newcastle United për 40 milionë euro, Igli Tare ka mbyllur edhe një tjetër operacion tjetër të nivelit të lartë. Noah Okafor te Leeds United. Marrëveshja midis palëve është arritur me Rossonerët që përfitojnë rreth 21 milionë euro.

Share This Article
Pa Komente