Nëse këto dhjetë ndeshjet e para të Serie A na kanë mësuar diçka, ajo është se ka një Milan me Tomori dhe Thiaw dhe një Milan pa. Dy mbrojtësit kuqezi janë shtylla kurrizore e skuadrës së Piolit, e cila duket se nuk mund të bëjë më pa ta. Në fakt, që kur gjermani debutoi në Serie A, së bashku me Tomorin ka arritur mesatarisht 2.3 pikë për ndeshje. Akoma më mbresëlënëse është shifra e golave të pësuar: vetëm 0.7. Në të kundërt, pa ata, Milani ka fituar vetëm 1.3 pikë për ndeshje, me më shumë se dyfishin e golave të pësuar: 1.8.
Shifra që bëjnë të qartë se Tomori dhe Thiaw janë tashmë në të gjitha aspektet titullarët e padiskutueshëm të këtij Milani, me Kalulu dhe Kjaer që tani kanë rënë në rolin e mbështetësve. Dhe të mendosh që së bashku, dy qendërmbrojtësit kuqezi kanë kushtuar rreth 40 milionë euro, ndërsa sot vlejnë të paktën 70 milionë.
Një rritje e frikshme, që shpërblen punën e scouting të drejtuesve të kuqezinjve por edhe atë të Stefano Piolit. Trajneri i Milanit në fakt ka arritur të ndërtojë një çift solid dhe të lidhur ngushtë, duke e bërë Milanin një nga mbrojtjet më të mira në kampionat. Në fakt, po të përjashtojmë humbjen e rëndë 5-1 ndaj Interit, kuqezinjtë nuk kanë pësuar kurrë më shumë se dy gola në një ndeshje në Serie A.
BËHU PJESË E KLUBIT ONLINE MILANISTAT.COM, PËR TË MARRË ÇDO DITË, NË ÇDO MOMENT TË DITËS, TË REJAT MË TË FUNDIT QË REDAKSIA MILANISTAT.COM, ME BASHKËPUNËTORË NË ROMË, MILANO, BERLIN, LONDËR DHE NJU JORK, MUND T’JU OFROJË NË ÇDO MOMENT TË DITËS. MJAFTON TË KLIKOSH NË LINKUN KËTU>>>>, OSE TË KLIKOSH KËTU>>>>